Terrorizmi në lashtësi / Ajo që nuk dinim për luftërat e lashta në Europën veriore

Ngjashëm me zbulimin në luginën Tolens, një zbulim i vitit 2006 në Shënek-Kilianshtaden në Gjermani, mund të ndryshojë atë që ne dimë ...


Ngjashëm me zbulimin në luginën Tolens, një zbulim i vitit 2006 në Shënek-Kilianshtaden në Gjermani, mund të ndryshojë atë që ne dimë mbi luftërat e lashta në Evropën Veriore. Deri në vitin 2015, arkeologët identifikuan eshtrat e fermerëve që i përkasin kulturës së Qeramikës Lineare. Skeletet 7000-vjeçare, të cilët përfshijnë 26 të rritur dhe fëmijë, tregojnë shenja të afërsisë gjatë të luftuarit, dhe shumë prej tyre i kishin kafkat e çara.
Sa për armët, arkeologët kanë gjetur kryesisht koka shigjetash të bëra me kocka kafshësh. I frikshëm është fakti se arkeologët zbuluan edhe prova të torturës, me skeletet qe kishin eshtra të thyera me dashje dhe shenja të tjera të gjymtimit pas vdekjes. E quajtur nganjëherë si “fermerët e parë të Evropës”, kultura e Qeramikës Lineare kontrollonte shumë vende të Evropës Qëndrore ndërmjet viteve 5600- 4900 P.E.S.
Fillimisht, kjo kulturë besohej se ishte kryesisht i qetë, me bujqësinë si angazhimin kryesor. Megjithatë, në fund të viteve ’80 të shekullit të kaluar, arkeologët zbuluan një varr masiv në Talhajm, Gjermani, që tregonte shenja të vrasjeve të papërligjura. Pastaj, një tjetër varr masiv afër Ashparn/Shlec në Austria, e theksonte më tej faktin se kultura e Qeramikës Lineare angazhohej në pushtime dhe masakra kundër popullatës civile.
Një varr pranë Herxhajmit në Gjermani, dëshmonte gjithashtu se kjo kulturë kryente edhe akte kanibalizmi gjatë ritualeve të caktuara. Sa për gjetjet në Shënek-Kilianshtaden, arkeologët besojnë se fermerët janë vrarë për të trembur fshatarët e tjerë të zonës. Nëse ky ishte një terrorizëm i thjeshtë apo pjesë e një lufte më të madhe në Evropën Veriore, kjo ende nuk dihet.

Related

Top Lajm 2933112490732345890

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item