Super syzet për kopjacët

Një rektor i një universiteti në Tajlandë është detyruar të ripërsërisë provimin për rreth 3 mijë studentë, të cilët gjatë provimeve k...


Një rektor i një universiteti në Tajlandë është detyruar të ripërsërisë provimin për rreth 3 mijë studentë, të cilët gjatë provimeve kanë kopjuar nëpërmjet smart watch dhe syzeve hi-tech me mikrokamera.
Disa ditë më parë, rektori Arthit Ourairat, ka publikuar në profilin e tij në Facebook foto të syzeve dhe orëve smart të përdorur nga disa studentë për të kopjuar në konkursin e pranimit në Mjekësi.
“Ky është sistemi i kopjimit më i sofistikuar që kam parë”, ka shkruar Ourairat. Studentët që janë kapur janë tre, po për shkak të tyre 3 mijë kandidatë të fakultetit të Mjekësisë duhet të bëjnë sërish provimin.
Megjithatë ky rast tajlandez nuk është rast i izoluar. Prej disa vitesh në Kinë, autoritetet shkollore monitorojnë studentët edhe nëpërmjet sistemit gjetjes së rrezeve për të gjetur kandidatët që përdorin teknologji të ndryshme për të kopjuar në provim.

Related

Kuriozitete 242345930982794028

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item