S’kishte gatuar darkën, burri qëllon gruan me bel në kokë

Nuk kishte gatuar për të shoqin, bëhet për në spital nga burri, i cili më pas vret veten. 70-vjeçari Veli Elezi ka goditur bashkëshort...


Nuk kishte gatuar për të shoqin, bëhet për në spital nga burri, i cili më pas vret veten. 70-vjeçari Veli Elezi ka goditur bashkëshorten e tij me bel (mjet bujqësor) në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda, e duke kujtuar se e la të vdekur, i dha fund edhe jetës.
Ata merreshin kryesisht me punë bujqësore. Mbrëmjen e ngjarjes, pasi kishte ardhur nga prashitja e perimeve në tokën që kishin në pronësi, gruaja ishte ulur të çlodhej, por nuk ka gatuar asgjë për darkë nga lodhja.
I shoqi i kishte kërkuar llogari duke mos e pranuar këtë fakt dhe duke mos arsyetuar lodhjen e saj. Ky sherr bëri që plaku ta gjuajë të shoqen me belin që kishte përdorur për të punuar në ara.
Në gjendje të rëndë shëndetësore Rrënjë Elezi ka thënë se shpeshherë kishte debate me të shoqin, sepse ai ishte shumë kërkues ndaj saj.
“I donte gjërat siç i donte ai. Nuk priste, ishte gjaknxehtë dhe nuk mendohej gjatë. Këto dy ditë kishte marrë vrull. Bëhej me nerva. Ne kishim një javë që po prashitnim fasulet në tokën e shtëpisë afër. Më herët më kishte bërtitur se nuk kisha gatuar gjellë, duke e lënë të hajë gjëra të thata, pastaj gjeti shkak, sapo më pa që preva ca rrënjë bimësh pa dashje, më gjuajti në kokë me shatin që mbaja në dorë. Nuk mbaj mend asgjë më tej, sepse humba ndjenjat”, ka thënë ajo.
Sipas Policisë, Veli Elezi i dha fund jetës, pasi mendoi se e kishte vrarë bashkëshorten nga një goditje me veglën e punës. Kur policia shkoi në vend e gjeti të moshuarin pa jetë, i qëlluar me saçmat e çiftes që mbante në shtëpi.
Fëmijët e çiftit janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Ata jetojnë në emigracion dhe lajmin e rëndë për plagosjen e nënës dhe vetëvrasjen e babait e kanë mësuar nëpërmjet të afërmve të tyre apo nga lajmet e dhëna për ngjarjen./Panorama

Related

Kronika 8404717552678187806

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item