Siri, vijojnë përpjekjet për armëpushim në Aleppo

Përmes videos më të fundit të hedhur në rrjetet sociale, aktivistët në qytetin gjysmë të rrënuar sirian të Aleppos u përpoqën t’ia bëni...


Përmes videos më të fundit të hedhur në rrjetet sociale, aktivistët në qytetin gjysmë të rrënuar sirian të Aleppos u përpoqën t’ia bënin botës më të prekshme dramën e banorëve të terrorizuar, nga dhuna që s’njeh fund.
Sulmet ajrore të së martës shkaktuan disa viktima, pikërisht në kohën kur diplomatët po përpiqen të ripërtërijnë armëpushimin, edhe ashtu të brishte mes palëve. Por në Aleppo, pavarësisht të gjithave, ka ende njerëz të vendosur të mos largohen.

“As Assadi, as Amerika e as Rusia, asnjëri në këtë botë nuk na detyron dot të ikim. Këtu do të rrimë, nuk largohemi. Do të qëndrojmë pavarësisht Assadit, atij qeni të ndyrë dhe të gjithë atyre që e mbështesin”, tha një banor i Aleppos.

Rebelët, as ata nuk kanë qëndruar duarkryq. Plot 19 vetë u vranë nga raketat e kundërshtarëve të regjimit në zonat e kontrolluara prej forcave qeveritare. Nuk dihet me siguri nëse këto të dhëna përfshijnë edhe viktimat në lagjet “al-Shaar”, “Hraytan” dhe “al-Halek”, ku është xhiruar videoja në fjalë.

Aleppo ka qenë ditët e fundit arenë përplasjesh të ashpra, që prej shembjes së pushimzjarrit më të rëndësishëm të arritur ndonjëherë përgjatë 5 viteve të luftës civile.

Nisma e mbështetur nga Amerika dhe Rusia arriti të qëndronte në këmbë që prej muajit shkurt, e së fundi, në përpjekje për ripërtëritjen e saj, në dy pjesë të vendit po funksionojnë armëpushime të përkohshme lokale, të cilat ende nuk e përfshijnë Aleppon, të kthyer sot në trofenë më të madh strategjik për palët në konflikt.

Related

Top Lajm 5423197445261120198

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item