Si ndikojnë rrjetet sociale në lidhjen tuaj të dashurisë

Ekspertët thonë se angazhimi i tepërt në rrjetet sociale mund të rrënojë marrëdhënien tuaj me partnerin… 1. Komentet në facebook mun...


Ekspertët thonë se angazhimi i tepërt në rrjetet sociale mund të rrënojë marrëdhënien tuaj me partnerin…
1. Komentet në facebook mund të krijojnë tensionim
Kur ju postoni ndonjë foto të këndshme nga i dashuri i juaj, ju mbështeteni në komentimet e të tjerëve rreth jush. Kështu injoroni prblemet reale në marrëdhënien tuaj. Nëse vërtetë ka dallim mes lidhjes së përsosur që e keni postuar në profiling tuaj dhe lidhjes së tanishme, kjo mund të jetë joshëse duke shmangur grindjet dhe diskutimet serioze në jetën reale. Kjo sjellje, megjithatë, mund të çojë në shkatërrimin e lidhjes suaj. Në vend që të harxhoni kohë duke postuar video apo foto, merrni guximin dhe flisni hapur me partnerin, lidhjet nuk mund të kenë sukses pa një komunikim të mirë.
2. Detajet e parëndësishme mund të rrisin konfliktet
Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni pas një zënke me partnerin është të përdorni rrjetet sociale për të shpjeguar situatën tuaj të tanishme dhe nxitjen e vëmendjes. Shprehja e gjërave të tilla nuk paraqet ide të mirë, në vend të kësaj përqëndrohuni në zgjidhjen e problemeve, e jo në qarjen e halleve në publik. Pas një kohe, nëse lidhja jua përmirësohet, pastaj ai postim është veçmë i kotë dhe i pakuptimtë.
3. Publikimi i disa gjërave që të tjerët nuk dëshirojnë ti publikojnë në internet, tregon mungesë respekti
Nëse partneri juaj nuk ndjehet rehat kur ju postoni foto të tij në internet, ose kur vazhdimisht postoni foto me të gjitha detajet e jetës suaj, atëherë ju sugjerojmë të respektoni mendimin e tij. Ndarja e fotografive me të tjerët nuk paraqet ndonjë problem, por postimet e vazhdueshme me detaje të bisedës dhe konsumit të ushqimit, mund të jetë paksa i pakëndshëm. Kjo mund të nënkuptojë se ju nuk respektoni privatësinë e tij.
4. Kur dërgoni linqe të tjerëve, mund të njdeni se lidhja juaj është e dobët
Kur ju vëreni lidhjen e të tjerëve, apo martesën e çifteve duke postuar foto interesante, duke ndarë linqe me përvoja të ndryshme, ju mund të bieni në grackën e rrjeteve sociale duke ju bërë të ndiheni më pak e lumtur me lidhjen tuaj. Por, mos harroni, njerëzit priren të tregojnë anën më perfekte në rrjete sociale, që ndoshta fare nuk ekziston në jetën e tyre reale.
5. Kur flisni me ish të dashurin, mund të nxisni tension në lidhjen tuaj
Rrjetet sociale ua bëjnë komunikimin më të lehtë me të gjithë, pa marrë parasysh a janë miqtë tuaj më të afërt të shkollës së mesme apo edhe ish i dashuri juaj. Nëse jeni në një marrëdhëni, i martuar apo i divorcuar, është e rëndësishme të pranoni faktin se komunikimin që e bëni në internet mund të ndikojë tek personi i dashur. Nëse shkëmbeni mesazhe me ish të dashurin, lidhja juaj fillon të zbehet. Duhet të vendosni kufij që most a dëmtoni njëri-tjetrin duke diskutuar në fshehtësi.
6. Kërkesa për miqësi me ish-partnerin, mund të shpie në lidhje paralele
Kërkesa e tillë për miqësi mund të sigurojë mundësinë për flirtim, gjë që ju bën të ndjeheni me emocione të reja dhe do ta mirëpritni në përditshmërinë tuaj. Megjithatë, vendimi për tu miqësuar me ish partnerin, nuk është një ide e mirë sepse ka gjasa të krijoni lidhje paralele, andaj nëse keni dyshime se mund të bieni pre e flirtit, mos pranoni asnjë kërkesë për miqësi nga ish-i juaj.
7. Kur jeni në Facebook, nuk i kushtoni vëmendje partnerit tuaj
Nëse gjatë tërë ditës qëndroni ulur në telefonin tuaj cellular dhe merreni me facebook-un dhe jo me partnerin tuaj, atëherë ky është gabimi më i zakonshëm. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse në vend që të humbni kohën duke postuar gjëra aty, mund të flisni me të dashurin, apo të kaloni kohë së bashku./femra.net/

Related

Teknologji 5353705160255542458

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item