Si e shiti Europa shpirtin

Përballë një vale të madhe të refugjatëve nga jashtë dhe presionit nacionalist nga brenda, liderët e Europës bënë një sy qorr ndaj shk...


Përballë një vale të madhe të refugjatëve nga jashtë dhe presionit nacionalist nga brenda, liderët e Europës bënë një sy qorr ndaj shkeljeve të fqinjëve, vetëm për të përfituar në kuptimin afatshkurtër, një veprim që rrezikon themelin e Europës.
Kriza e refugjatëve është larg nga të qenët e zgjidhur, por ka shenja se marrëveshja e finalizuar nga Bashkimi Europian dhe Turqia më 18 mars po pakëson valën e refugjatëve dhe migrantëve nga Turqia në Greqi. Sipas Frontex, agjencisë europiane për menaxhimin e kufirit, 26,460 emigrantët që kaluan zyrtarisht kufirin e jashtëm të BE-së në Mesdheun lindor në mars, janë më pak se gjysma e shifrës së regjistruar në shkurt.
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka deklaruar tashmë se marrëveshja, megjithëse BE-ja po i paguan Turqisë miliarda euro për të mbyllur itinerarin migrator Turqi-Greqi, po “prodhon rezultate”. Shumë qeveri të BE-së po marrin më në fund frymë të lehtësuara. Valët e refugjatëve në këtë itinerar mund të kufizohen.
Por me çfarë çmimi?
Turqia dhe BE-ja tani po punojnë së bashku nga afër për të zbatuar marrëveshjen, megjithëse marrëdhëniet mes vendeve janë të tensionuara. Dhe legjitimiteti i marrëveshjes kanë përballur një valë spekticizmi nga OJQ-të, shoqatat bamirëse dhe avokatët e të drejtave të njeriut. Teksa marrëveshja zbatohet, disa pika të nxehta janë tashmë të parashikueshme.
Një element kyç i marrëveshjes është se liderët e BE-së ranë dakord të lejojnë udhëtimin pa viza të 75 milionë shtetasve turq në fund të qershorit. Fillimisht, Turqia duhet të përmbushte 72 kushte deri atëherë, ku disa diplomatë të BE-së kanë pretenduar se vetëm gjysma janë përmbushur. Në fillim të majit, megjithatë, Komisioni Europian i dha mbështetje të kushtëzuar udhëtimit pa viza ndërsa këmbënguli në përmbushjen e pesë kritereve më të rëndësishme.
Koha do ta tregojë nëse qëndrimi i BE-së ndaj qeverisë së Turqisë do të kërkojë përmbushjen e kushteve të nevojshme (të cilat janë sa teknike dhe politike). Por ne mund të presim ujëra të trazuar përpara.
Megjithatë, dhënia e aksesit të lëvizjes pa viza të popullatës së Turqisë në zonën Shengen të BE-së, nuk është diçka kontraversale. Kur liderët e BE-së nënshkruan marrëveshjen e vizave, ata e bënë këtë gjë në fshehtësi relative dhe në kulmin e krizës së refugjatëve. Por ka gjasa që të njëjtët populistë dhe nacionalistë që nxitën liderët e BE-së të arrijë marrëveshjen me Turqinë për të kufizuar valën e refugjatëve, tani të kritikojnë aksesin pa viza të shtetasve turq.
Për më tepër, Tusk nuk e ka shfajësuar veten mirë. Gjatë një vizite të fundit në Turqi, ai u shpreh se qeveria turke është “shembulli më i mirë në botë” për trajtimin e refugjatëve. Sigurisht, Turqia ka mbajtur pak më shumë se barra që i takonte për refugjatët nga Siria dhe gjetkë. Por është e pasaktë që një përfaqësues i BE-së të sugjerojë se Turqia është një shembull për të tjerët.
Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët. Ka prova në rritje se ajo po i shtyn refugjatët sirianë të mos e kalojnë kufirin. Dhe raportimet shokuese janë shfaqur duke sugjeruar se rojat e sigurisë turke kanë qëlluar civilët sirianë që i largohen Shtetit Islamik dhe luftës civile në vendin e tyre.
Thirrjet që Komisioni Europian të hetojë këto pretendime janë hasur përballë ngritjes së shpatullave. Monitorimi i të Drejtave të Njeriut dhe Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën 100,000 civilë sirianë kanë ngecur tashmë në anën siriane të kufirit turk. Por duke nënshkruar një marrëveshje të pistë me Turqinë, liderët e BE-së kanë humbur çdo të drejtë për t’i dhënë leksion presidentit Recep Tayyip Erdoğan – dhe Erdoğan e di këtë gjë.
Marrëveshja BE-Turqi ka zbehur gjithashtu besueshmërinë e BE-së si një mbrojtëse e lirisë së fjalës dhe shtypit. Bekir Bozdağ, ministri turk i drejtësisë, zbuloi muajin e shkuar se prokurorët turq kanë hapur mbi 1800 çështje kundër njerëzve që e kanë ofenduar Erdoganin që kur u bë president në vitin 2014. Ata që janë shinjestruar janë karikaturistë, gazetarë dhe madje fëmijë.
Në vend të inkurajimit të politikanëve në Europë për të kërkuar liri të shtypit dhe për të luftuar për reforma në Turqi, marrëveshja BE-Turqi rrezikon t’i mbyllë gojën këtyre, nga frika e zemërimit të Erdoganit. Vendimi i qeverisë turke për të kërkuar hetimin e komedianit gjerman, Jan Bohmermann, për ofendim të Erdoganit ilustron se sa e dobët është BE-ja tani përballë zhvatjes turke. Liderët e BE-së e dinë se nëse e shtrëngojnë shumë, ai në çdo moment mund të hapë portat për të lejuar vërshimin e refugjatëve.
Marrëveshja BE-Turqi ka qenë e dobishme për Turqinë më shumë se çdo vend tjetër transit. Zv.presidenti i Libisë, Ahmed Maetig, ka shprehur shpresën për një marrëveshje të ngjashme me vendin e tij për të kufizuar valën e refugjatëve në Europë, pavarësisht faktit se qeveria nuk kontrollon pjesë të mëdha të vijës bregdetare.
Pagimi i të tjerëve që të përballen me problemet e dikujt mund të jetë teknikë e suksesshme si zgjidhje afatshkurër, por nuk mund të shihet në kuptimin afatgjatë. Europa duhet të punojë më Turqinë, jo të varet prej saj. Duke nënshkruar këtë marrëveshje, BE-ja i ka dhënë Erdoganit çelësat për derën e saj të pasme. Kjo nuk do të ndihmojë aspak perspektivat e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe me siguri nuk është në interesat afatgjata të BE-së.
Çelësat e BE-së duhet t’i merren mbrapsht Erdoganit. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse Europa parashikon një përgjigje kolektive që është e aftë të përballet me presionet migratore globale. Kjo nënkupton krijimin e një strategjie origjinale të Europës për azilin dhe migracionin, krijimin e një roje bregdetare europiane dhe një force kufitare, si dhe ofrimin e itinerareve ligjore dhe të sigurta për azilkërkuesit dhe migrantët.  Deri atëherë, BE-ja do të mbetet e varur nga vendet fqinje për t’i bërë punët e ndyra.
Yanis Varoufakis, një ish-ministër grek i financës, tha se duke rënë dakord me marrëveshjen BE-Turqi, Europa “humbi shpirtin”. Kjo duket shumë bujare. Europa e shiti shpirtin e saj. Si rezultat, po vë në rrezik thelbin e saj të ekzistencës./BIRN
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe Sells Out

Related

Top Lajm 2906804228725556821

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item