Shukriu me brekë të grisura dhe shoqëria jonë pa brekë fare

Nga Mentor Kikia Sot shqiptarët u kënaqën të gjithë. U engledisën, u gajasën dhe i harruan hallet fare. U morën të tërë me Shukr...

Nga Mentor Kikia

Sot shqiptarët u kënaqën të gjithë.
U engledisën, u gajasën dhe i harruan hallet fare.
U morën të tërë me Shukriun e Peshkopisë dhe brekët e tij të grisura.
Përfundimisht, problemi nuk ishte që Shukriu po përdorte postin e tij për të bërë seks me një vajzë që kërkonte punë apo rritje rroge, por pse i kishte brekët me vrimë.
Padyshim që një dordolec pushtetar si ai nuk meritonte tjetër vëmendje publike.
Por mua më shqetëson sërish një sjellje e shoqërisë sonë facebook-ore.
Përse kur shikojmë, lexojmë, apo mësojmë për maskarallet e zyrtarëve edhe më të lartë se Shukriu, që numërojnë lekët para kameras, bëjnë pazaret e tenderave, pazaret e vendimeve gjyqësore, pazaret për të nxjërre nga burgu kriminelë, pazare për të zhvatur e vjedhur, deputetë që fusin trafikantët e drogës në makinat e tyre, deputetë që vrasin e zhdukin gëzhojat, trafikantë droge që presin shirita përurimi me politikanë e ministra… pra, kur mësojmë të gjitha këto, që janë shumë më të rënda se brekët e Shukriut, përse nuk reagojmë kështu, alla shqiptarce?
Përse nuk ngrihemi nervozë dhe të themi: Jo më votë atij personi, apo asaj e kësaj partie?
Duhet që një politikan të jetë patjeter me brekë, edhe të grisura mundësisht, që të tërheqe vëmendjen tonë kaq të madhe?
Nëse Shukriu ishte me brekë të grisura, ne si shoqëri jemi pa brekë fare.
Më saktë jemi pa by… pa takat, për të reaguar.
Ne duam vetëm të qesëndisemi, të bëjmë thashetheme, gallatë, llogje dhe të qeshim me fatin tonë.

Related

Opinione 367418440111621672

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item