Shqipëri-Zvicër ndeshja më e lirë e Europianit

Me europianin në prag, mediat ndërkombëtare nxitojnë të nxjerrin fakte të evenimentit që do të zhvillohet në Francë. Kuriozitetet kanë...


Me europianin në prag, mediat ndërkombëtare nxitojnë të nxjerrin fakte të evenimentit që do të zhvillohet në Francë. Kuriozitetet kanë të bëjnë sigurisht me gjëra që nuk i përkasin fushës së lojës, duke nisur nga qytetet më të shtrenjta apo më të lira, ndeshjet më të kushtueshme apo më të lira të europianit, tifozeritë më të nxheta e të tjerë. “Gazzetta Dello Sport” në Itali nxjerr 10 fakte interesante për lexuesit e saj, midis të cilave përmendet edhe Kombëtarja Shqiptare. Kështu sipas prestigjiozes italiane ndeshja më e shtrenjtë do të jetë Itali-Irlandë, ku në të përfshihen cmimet e hoteleve dhe të biletës së stadiumit. Nga 10 qytetet organizatore më i shtrenjti cuditërisht nuk është konsideruar Parisi, por Lila.
Në mënyrë ironike qyteti më i lirë është Lens që gjendet vetëm 27 km larg Lilës, teksa në të nuk do të luhen ndeshjet më të rëndësishme të turneut. Dhe këtu lidhja bëhet me Kombëtaren Shqiptare, pasi sfida debutuese e kuqezinjve ndaj Zvicrës është konsideruar si ndeshja më pak e kushtueshme, kjo duke parë cmimet e hoteleve. Një dhomë dyshe për një natë kushton 134 Euro, cka duke i shtuar cmimin e biletës e bën këtë sfidën më të lirë ekonomikisht të turneut. Ndër kuriozitetet e tjera “Gazzetta” rendit edhe tifozët më të interesuar, që shihen Hungarezët, skuadër që rikthehet në një europian pas 44 viteve. Ndërsa më pak të interesuar duken tifozët e Rusisë. Gjithashtu është bërë edhe një renditje që sheh tifozët Cek si më dorështrënguarit e turneut dhe ata të Zvicrës të gatshëm të paguajnë edhe 436 euro për një mbrëmje.
Duke qëndruar tek tifozët, më entuziastët duken ata të Francës, që nuk tremben aspak nga forma e Gjermanisë dhe Spanjës. Vendasit kanë besim tek skuadra e Dechamps dhe kërkesat e tyre për të qenë në kryeqytet për finalen janë të mëdha./ SS

Related

Sport 5737247792618498775

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item