Shpend Ahmeti, Mimoza Kusari dhe Berat Buzhala marrin shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për disa figura të rëndësishme të politikës së Koso...


Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për disa figura të rëndësishme të politikës së Kosovës.
Me dekret të kreut të shtetit, shtetësia shqiptare i është dhënë kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë më parë nënkryetar i Vetëvendosjes, ndërsa Mimoza Kusari Lila e cila vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), në karrierën e saj politike ka mbajtur edhe postin e ish- Zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës dhe ish- ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.
Shtetësinë shqiptare, me dekret të Presidentit Bujar Nishani, e ka marrë edhe gazetari i njohur, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, gazetari Berat Buzhala.

Related

Shqipëria 1541028298318827332

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item