Shkatërrohet banda e drogës, 3 shqiptarët furnizuesit kryesorë

Një bandë që shpërndante drogë e përbërë prej shqiptarësh dhe tunizianësh, është shkatërruar nga ana e policisë së Arezos, në Itali. G...


Një bandë që shpërndante drogë e përbërë prej shqiptarësh dhe tunizianësh, është shkatërruar nga ana e policisë së Arezos, në Itali. Gjatë operacionit të koduar “Buratto”, i ndërmarrë sot mëngjes nga forcat e rendit janë ndaluar 17 anëtarë të kësaj bande, ndër të cilët 3 janë shqiptarë. Ata janë Shpëtim Dushkaj 27 vjeç, Klaudio Zefi, 25 vjeç dhe Edmond Vocaj, 26 vjeç.
Hetimet për aktivitetin kriminal të bandës kanë nisur që në tetor të vitin 2013.  Policia italiane ka zbuluar skemën se si funksiononte shpërndarja e drogës, që ishte kryesisht kokainë dhe heroinë, me një total vlerë rreth 9000 euro në muaj.
Koka i bandës së shpërndarësve ka rezultuar se është Ammar Chihi, me kombësi tuniziane dhe që njihej në nofkën “Il Buratto”. Ndërkohë që tre shqiptarët, ishin furnizuesit e mëdhenj, që shpërndanin mallin, tek të gjithë të tjerët. Aktualisht për 3 shqiptarët policia italiane ka lënë masën arrest më burg./tvklan.al

Related

Kronika 8003712668766276858

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item