Sëmundjet që kuron limoni

Limoni përmban vitaminë C dhe acid citrik. Ato janë gjithashtu të pasura në fibra që ndihmon në reduktimin kapsllëkut, mostretjes dhe ...


Limoni përmban vitaminë C dhe acid citrik. Ato janë gjithashtu të pasura në fibra që ndihmon në reduktimin kapsllëkut, mostretjes dhe obezitetit.
Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.
Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.
Vitamina C gjendet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile. Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pinë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.
Limoni është një nga frutat më të rëndësishme në planet pasi mbron nga shumë tipe sëmundjesh.
Limonat përmbajnë bioflavonoid, pektinë, acid folik, vitamina C, A, B1, B6, kalium, magnez dhe fosfor. Ky frut i shkëlqyer ka efekte shumë të mëdha për zorrët, stomakun, sistemin imunitar dhe për shëndetin kardiovaskular. Nëse konsumoni limona rregullisht, mund të parandaloni sëmundje si laringit, bronkit, grip, artrit, tension i lartë i gjakut, infeksione bakteriale dhe gurët në veshka. Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin. Konsumoni 2 gota me ujë të ngrohtë e limon çdo ditë.
Pastroni zorrët
Kur pini ujë në sasi të lartë ju stimuloni lëvizjet e zorrëve. Për këtë arsye, pirja e ujit esëll ju ndihmon të rregulloni traktin digjestiv. Nëse keni vështirësi me jashtëqitjen, kjo është një nga mënyrat më të mira për të rregulluar punën e zorrëve. Pirja e ujit pastron gjithashtu trupin nga mbetjet.
Largoni toksinat apo helmet nga organizmi
Kur dilni jashtë, atëherë automatikisht ju po pastroni trupin tuaj nga toksinat. Sa më shumë ujë të pini, aq më i pastër do të jetë organizmi juaj.
Parandalon dhimbjet e kokës
Një nga arsyet që njerëzit kanë dhimbje koke është sepse ata nuk pinë ujë mjaftueshëm. Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës. Pirja e ujit parandalon dehidrimin. Prandaj niseni ditën me një gotë ujë në mëngjes dhe më pas pini ujë gjatë ditës. Duhet të dini që edhe pirja e ujit kërkon kohën e vet. Sugjerojmë që të pini ujë me limon në mëngjes pasi në këtë mënyrë ju forconi imunitetin tuaj, Limoni ka vitaminë C, e cila është një antioksidant që lufton shumë probleme në organizëm.
Duke pirë ujë me limon esëll ju alkalizoni trupin, pra rregulloni nivelet e ph në trup. Edhe pse limoni në vetvete është acidik, brenda organizmit shndërrohet në alkalin. Shkaku i sëmundjeve është kur trupi është më tepër acidik, prandaj çelësi i suksesit drejt një shëndeti të mirë është një trup alkalin.

Related

Shëndet & estetikë 2155230928550913558

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item