Seks në këmbim të vendit të punës, super skandai i kreut të Bashkisë Peshkopi (Video)

Një 20-vjeçare nga Peshkopia ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, pasi ai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në...


Një 20-vjeçare nga Peshkopia ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, pasi ai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në kërkim të një vendi pune në administratë.
Ky denoncim është publikuar mga televizioni Ora News në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.
Sipas 20 vjeçares, Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme, si në hotele. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë. Vajza ka filluar punë. Dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge, por sipas saj, kreu i bashkisë i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku dhe kanë shkuar bashkë. Ajo ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë.
20-vjeçarja thotë gjithashtu se Xhelili ka tentuar disa herë ta prekë në zyrën e tij. Ajo e akuzon kreun e Bashkisë se bën vazhdimisht të njëjtën sjellje. “Ai më ka treguar se ka pasur vajza të tjera, të cilave iu ka ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve. I bëj thirrje policisë, prokurorisë”, ka thënë 20-vjeçarja.
Në videon e transmetuar kreu i Bashkisë së Peshkopisë shfaqet me të brendshme në dhomën e hoteli.

Related

Video 8803476073653645354

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item