Rrëfimi tronditës i shqiptares: Babai më përdhunoi për 10 vjet, më rrihte mos mbetesha shtatzënë

Një histori që kalon përmasat e imagjinatës, ndërsa protagonistë të saj janë një familje shqiptare, emigrantë në Itali. Historia rrëqe...


Një histori që kalon përmasat e imagjinatës, ndërsa protagonistë të saj janë një familje shqiptare, emigrantë në Itali. Historia rrëqethëse vjen nga Ancona, ku një 45-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se ka përdhunuar dhe kërcënuar për 10 vite vajzën e tij.
Babai ‘monstër’, i cili u arrestua në janar të këtij viti, nuk është ndalur me kaq, pasi çdo mëngjes që e përdhunonte vajzën, para se ajo të shkonte në shkollë, (një ditë po, një ditë jo) i gjuante asaj dhe me shkelma në bark, sipas tij, për të evituar kështu ndonjë shtatzëni të padëshiruar. Nën kërcënime dhe dhunë të vazhdueshme, shqiptari i bënte presion vajzës që mos ti tregonte askujt për veprat që bënte me të, pasi në të kundërt do vriste gjithë familjen, duke nisur nga nëna, motra, vëllai, e më pas do vetëvritej.
Drama për 23-vjeçaren ka nisur në vitin 2000, kur ajo së bashku me pjesën tjetër të familjes, nënën, motrën dhe vëllain, kanë shkuar në Itali. Sipas mediave italiane, makthi i vajzës ka marrë fund në vitin 2011, kohë në të cilën ajo mbushi 18 vjeçe dhe u largua nga familja, për studime. Asaj i janë dashur 4 vite që të vendoste nëse duhet të tregonte me krimin që babai i saj i kishte bërë përgjatë 10 viteve.
Ndërkohë, shqiptari kur është marrë në pyetje nga policia italiane, fill pas denoncimit të vajzës, ka mohuar gjithçka, duke thënë se gjithçka është produkt i fantazisë së 23-vjeçares. Tashmë, ndaj shqiptarit rëndon akuza për abuzim seksual dhe dhunë në familje, ndërsa pritet të jepet dhe dënimi.

Related

Top Lajm 3283540400059250365

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item