Rrëfimi i shqiptares që u përdhunua për 6 orë në kampin rom (VIDEO)

27 vjecarja shqiptare b. Kosturi që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer ekskluzivisht për O...


27 vjecarja shqiptare b. Kosturi që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer ekskluzivisht për Ora News, orët e tmerrit që kaloi me agresorët.
Kosturi: Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh.
Ajo tregon se ka mundur të largohet prej tyre pas 6 orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.
Kosturi: Kam arritur të përfitoj nga një rast kur pengmarrësit nuk e kishin shumë mendjen. Kishin 6 orë duke pirë alkool dhe kam arritur të iki.
Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e policisë.
Kosturi: Ideja e tyre nuk ishte që të më linin në jetë të gjallë. Unë i kam dëgjuar muhabetet e tyre për 6 orë. Ideja e tyre ishte të mos isha gjallë.
Fillimisht 27 vjecarja nuk ua ka rrëfyer prindërve se çfarë u kishte ndodhur, por ka bërë menjëherë denoncimit në polici.
Kosturi: Unë nuk ia kam thënë babit tim pasi kisha frikë nga tronditja e tij. Karabinierët më mbushën mendjen që t’ia thoja. Kam gjetur menjëherë përkrahjen.
Sot kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 27 vjeçarja është më e qetë dhe inkurajon të gjitha vajzat të denoncojnë ngjarje të tilla dhe të mos zmbrapsen nga turpi.
 Kosturi: T’i denoncojnë këto fakte. Të mos kenë turp sepse nuk ka asgjë për të patur turp.
Policia italiane ka arrestuar një prej dy agresorëve dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. ndërkohë Familjarët e 27-vjecares kanë thirrur një protestë ditën e Shtunë, ku do të kërkojnë më shumë siguri dhe mbrojtje pranë autoriteteve.

Related

Top Lajm 7952321327265113141

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item