Risia e Google

Imagjinoni të klikoni mbi një aplikacion që nuk e keni ende në celular dhe ta përdorni njësoj sikur ta kishit shkarkuar. Në konferencën...



Imagjinoni të klikoni mbi një aplikacion që nuk e keni ende në celular dhe ta përdorni njësoj sikur ta kishit shkarkuar.

Në konferencën e Google I/O. që tashmë është kthyer në traditë të përvitshme, u paraqitën shumë risi teknologjike me të cilat Google sfidon disa rivalë njëherësh. Një prej tyre ishte e tërheqëse sidomos për ata që nuk kanë shumë qejf të shkarkojnë aplikacione në celular:  “Android Instant App”.

Ky sistem mundëson që telefoni të shkarkojë në çast vetëm atë pjesë të aplikacionit që i nevojitet pajisjes për momentin, pa qenë nevoja ta vendosësh përgjithnjë në celular.

Në konferencën I/O, Google paraqiti dhe shumë aplikacione të tjera, disa të përqendruara në fushën e dërgimit të mesazheve të çastit dhe komunikimit me video, për të treguar që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga rrjetet shoqërore.

Related

Teknologji 3635985624335032862

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item