Rikthimi i vullkanit vrasës, zhduket fshati (6 VIDEO)

Të paktën shtatë persona janë vrarë në provincën veriore Sumatra në Indonezi dhe dhjetëra janë plagosur, pas aktivizimit të një ...



Të paktën shtatë persona janë vrarë në provincën veriore Sumatra në Indonezi dhe dhjetëra janë plagosur, pas aktivizimit të një vullkani në malin Sinabung.
Thuajse e gjithë zona u përfshi nga shtëllunga të mëdha tymi.
Vullkani shkatërroi thuajse një fshat të tërë, Gamber, i cili ndodhej vetëm 4 kilometra larg kraterit.
Zona e aktivizimit të vullkanit njihej si e rrezikshme dhe zyrtarët prej kohesh i kishin paralajmëruar banorët të zhvendoseshin , por mesa duket ata kishin arsye të forta që nuk largoheshin nga fshati Gamber.
“Ata janë kthyer në fshatin e tyre, për shkaqe ekonomike, sepse kishin nevojë të vazhdonin të merreshin me bujqësi”, deklaron një zyrtar indonezian.
Mali Sinabung është një nga rreth 130 vullkanet më aktivë në vend i cili është i lokalizuar në të ashtuquajturën unaza e zjarrit të paqësorit.







Related

Video 975390434513715179

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item