Presidencialet në Filipine, “Ndëshkuesi” udhëheq bindshëm

Kryebashkiaku i qytetit Davao, Rodrigo Duterte, udhëheq bindshëm garën për presidencën në Filipine, duke i dhënë të drejtë të pakën deri...


Kryebashkiaku i qytetit Davao, Rodrigo Duterte, udhëheq bindshëm garën për presidencën në Filipine, duke i dhënë të drejtë të pakën deri tani, sondazheve që e shpallnin fitues prej javësh.
Zyrtarë të monitorimit të procesit elektoral thanë se me gjysmën e votave të numëruara, Duterte ka marrë 39% të tyre, një diference prej 17% nga rivali më i afërt.

Në Filipine mjafton që një prej kandidatëve të marrë më shumë vota se të tjerët dhe nuk ka nevojë për shumicën. 5 kandidatë janë në garën që nga mediat vendase cilësohet e mbyllur. Rodrigo Duterte ishte i preferuari i sondazheve prej kohësh në fushatën që kryesisht adresoi çështje si ekonomia, pabarazia dhe korrupsioni.

Duterte prioritet të tij ka shpallur edhe sundimin e ligjit, madje duke dhënë deklarata të bujshme se do të eliminojë fizikisht trafikantët e drogës apo kriminelët e tjerë.

Dikur prokuror i njohur me nofkën “Ndëshkuesi”, Duterte është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut se lejonte skuadra civilësh të armatosur të ekzekutonin kriminelët e dyshuar.

Pavarësisht udhëheqjes bindëse në garë, Duterte u shpreh para mediave se po pret me durim rezultatet finale dhe se do të festojë vetëm kur të jetë i sigurt se populli e ka zgjedhur për të përmbushur premtimet që ka bërë.

Related

Botë 3348523733030188576

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item