Premier League, Arsenal në vend të dytë, City siguron Championsin

Arsenal është nënkampion i Anglisë. “Topçinjtë” e Wenger kanë arritur të fitojnë 4-0 në sfidën e fundit ndaj Aston Villas dhe të përfito...


Arsenal është nënkampion i Anglisë. “Topçinjtë” e Wenger kanë arritur të fitojnë 4-0 në sfidën e fundit ndaj Aston Villas dhe të përfitojnë nga lëshimi i Tottenham për të rrëmbyer vendin e dytë në klasifikim.

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen për Pep Guardiolan, trajnerin e ardhshëm të Manchester City, pasi skuadra e tij e ardhshme ka siguruar vendin e 4 që do të thotë se ka një vend për të në Champions sezonin e ardhshëm.

“Qytetarët” barazuan 1-1 në transfertën ndaj Swanseas, që ishte edhe ndeshja e fundit e Pellegrinit në stolin e kësaj skuadre. Tottenham u turpërua nga skuadra e Rafa Benitez, Newcastle, pasi u mposht 5-1, duke bërë që të humbin edhe vendin e dytë.

Kampionët e sezonit të kaluar dhe ata aktual, Chelsea e Leicester, u ndan në barazim 1-1 në “Stamford Bridge”. “Blutë” e Londrës e mbyllin sezonin në vendin e dhjetë në klasifikim dhe presin Antonio Conten për t’i rikthyer sërish në mesin e skuadrave pretendente për titull sezonin e ardhshëm.

Southampton fiton 4-1 përballë Crystal Palace dhe do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm, kjo edhe falë humbjes së West Ham 2-1 ndaj Stoke City.

Në ndeshjet e tjera, Liverpool me mendje tek finalja e Europa League, e mbylli kampionatin në barazim, pasi sfida mes West Brom përfundoi 1-1. Watford dhe Sunderland gjithashtu ndan pikët në barazimin 2-2, ndërsa Everton fitoi 3-0 përballë Norwich.

Sezoni 2015-2016 i kampionatit anglez pritet të mbylelt me ndeshjen Manchester United-Bournemouth, e cila u shty për arsye sigurie.

Related

Sport 6609184579182761434

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item