PANIK NË EVROPË: Gjermanët po armatosen

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2016 v etëm në Bavari janë dorëzuar 7.436 kërkesa për armë, që është tri herë më shumë se sa gjatë g...


Gjatë tre muajve të parë të vitit 2016 vetëm në Bavari janë dorëzuar 7.436 kërkesa për armë, që është tri herë më shumë se sa gjatë gjithë vitit 2014, kur kishte vetëm 2.349 kërkesa të tilla

Shitësit dhe prodhuesit e armëve në Gjermani fërkojnë duart të kënaqur, sepse biznesi i tyre po lulëzon dhe kjo për shkak të valëve të emigrantëve që kanë pushtuar këtë vend.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2016 vetëm në Bavari janë dorëzuar 7.436 kërkesa për armë, që është tri herë më shumë se sa gjatë gjithë vitit 2014, kur kishte vetëm 2.349 kërkesa të tilla.

Portali Lokal shkruan se gjatë vitit 2015, në Bavari ka pasur 5.748 kërkesa për të marrë armë. 
Në përgjithësi bëhet fjalë për kërkesa për “armë të vogla dhe jovdekjeprurëse”, kurse në pyetje janë lejet që kanë të bëjnë për pistoleta me fishekë gome, të ashtuquajturit frikësues, biber-sprej dhe lloje të ndryshme lotsjellësish. 

Bavaria është njëra nga shtetet më të pasura të Gjermanisë dhe ndodhet në juglindje të vendit. Pjesa më e madhe e 1.1 milion emigrantëve, të cilët erdhën në Gjermani gjatë vitit 2015, kanë përzgjedhur këtë shtet më të pasur.


Rritja e kërkesave për armë ka alarmuar edhe policinë./Flurudha.com

Related

Top Lajm 4136084917425496235

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item