Obama thumbon Trump: Ka takuar shumë liderë botërorë si Miss Suedinë, Miss Argjentinën

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë darkës solemne të organizuar çdo vit në Shtëpinë e Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve në Ua...


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë darkës solemne të organizuar çdo vit në Shtëpinë e Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve në Uashington, ka elektrizuar sallën me batutat e tij brilante referuar kandidatit republikan për president të SHBA, Donald Trump
“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese! Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani, në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, – ka thënë ndër të tjera Obama, gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve të pranishëm në atë darkë.
Ai ka shtuar se republikanët nuk besojnë se Trump është i nominuari më i pëlqyer. Ai ka përmendur komentet se Trump nuk e ka përvojën e duhur në fushën e politikës së jashtme për t’u bërë president, dhe ka shtuar me tallje se Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si p.sh.: Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin.

Related

Top Lajm 9192634979925691497

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item