Njëzet e katër orë në spitalin e traumës. Qendra hale e mjekimit/ Nga Enver Bytyçi

Tek degjoja cdo dite lajmet, akuzat, kritikat per shendetesine, sido qe intuita me conte te bindja per gjendjen skandaloze ne spitalet...


Tek degjoja cdo dite lajmet, akuzat, kritikat per shendetesine, sido qe intuita me conte te bindja per gjendjen skandaloze ne spitalet tona, ka patur ndonje moment kur ne mendjen time eshte reflektuar me nje koeficent vertetesie per shkak te interesit e luftes politike.
Por mu desh ta provoja vete e te mendoja te kunderten. Te henen qe shkoi shkova me urgjence ne spitalin e traumes, ose ate qe quhej spitali ushtarak dhe gjeta nje hale ne vend te nje qendre mjekimi.
Kontakti i pare ishte me policin. “Kush je, nga je, cte ka ndodhur, ke patur konflikt me dike” dhe ne fund nuk harronte te uronte sherim te shpejte. Deri ketu gjithcka ne rregull. Por mendohesha gjithe keta police qe presin te demtuarit, si nuk e pyeten Shullazin kur ai u plagos ne Qafe Kashar?! Nejse cdo rregull ka perjashtimin e vet.
Por miresjellja e policeve nuk ishte e tille te bluzat e bardha. U desh plot tri ore te prisja ne sallen e urgjences, e cila vetem salle nuk ishte. Ashtu zbuluar, i semure, pa kujdes, pa mbrojtje. Cdo kerkese times dikush i pergjigjej: – prit nje sekonde, ose dy sekonda, maksimumi nje minute. Sekondat e minutat u bene tri ore.
Pas tri oresh me cuan ne dhomen e shtrimit. Kater krevate me tete banore, bashke me shoqeruesit, ne maksimumi 15 m katror. Krevate te shkaterruara, te cilet ne vend te kembes se hekurt kishin tulla. Krevate qe nuk lehtesonin dhimbjet e traumave, por i shtonin ato. As nivelim nuk kishin.
Ne dhome kishte nje te semure, te cilit i kishin varur nje bidon uji 5 kg. Ai me thote se mirrte ilace, por qe antibiotiket detyrohej ti blinte jashte ne farmaci. “Keto kushte jane, me thoshte Ariani, nje tjeter i shtruar. Na thone “Po te doni rrini, po patet 8000 euro, shkoni te privati”.
Ne mengjes vjen nje djale i ri dhe i ben njerit qe kishte thyer krahun nje oferte per shitjen e hekurave qe do i viheshin ne krah. I jep nje cmim prej 900-1000 euro. Personi me kembe te thyer e bidon te varur interesohet te ky tregtar te gjej derman per shkak te cmimit me te ulet.
Por jo, pas pak vjen mjeku dhe i thote qe hekurat ti marre te firma qe e kishte rekomanduar. Shkoi i biri, Hasani, i bleu hekurat me 1500 euro. Ndryshe nuk do te operohej. Ishte mjeku i operacionit, nuk behej shaka me te. Llogaria ishte e tille: Ose zbato porosine, ose mund te mbetesh sakat.
Jane pa fund problemet si keto: por me e keqja kaloi gjate nates. Era e halese ngjit me dhomen, te cilen e shfrytezojne tete paciente e tete shoqeruesit e dy dhomave, te ben ta harrosh dhimbjen. Nuk ka uje. Vetem dy here ne dite me nga gjysem ore. Nuk ka ose nuk funksionin depozita, nuk ka motopompe. Dhjetra e qindra paciente jetojne e flejne si ne nevojtore. Dera e WC-e paputhitur per shkak se nuk eshte tamam dere, leshon duhmen e tmerrshme te fekaleve dhe te shton nje traume tjeter, ate psiqike.
Edhe kete rast mendoja: Sa kushton nje depozite? Pese milion, dhjete milione? Po keta kaq para i harxhojne ne nje nate ose dy nete per person ne hotelet lluksoze te botes?! Atehere pse? Nuk ka aresye tjeter: Qe diktaturat te mbijetojne duhet te shkaterrojne dinjitetin njerezor.
Gjithe naten pa gjume. Diten beme disi, hapem dyer e dritare. Po a te degjonte njeri nese i flisje per kete? Askush. Heshtje varri! Nga kjo kuptova se diktatura e ka shformuar integritetin e njeriut. Secili mendon: “Cme duhet mua?! Une shoh punen time, shoh xhepin tim”! Hallexhinjte, te semuret, duhet te vuajne. Dhe pas kesaj vjen tallja e shtetit me parate e pacienteve. Ti mund ke kesh paguar 40 vite sigurime shendetesore. Dhe ato vlejne sa era e halese se spitalit te cilin ti e ke paguar. Edhe pse ke paguar ti nuk ke te drejte ose nuk mundesh te flasesh, jo me te revoltihesh. E drejta e revoltes ndaj teje i takon diktatures, por ti nuk guxon te thuash se “Spitali eshte nje hale, se ofendon ministrin, pasi dikush mund te mendoje edhe jete: “Kur spitali eshte hale, hale eshte edhe vete ministri”. Se po shkoi insinuanca te padishahu, atehere ke marre fund. A nik eshte ky gjithashtu fundi i demokracise, pervecse shendetesise?!
Dhe e keqja nuk mbaron. Te henen ishte dite pushimi. Askush nuk i vizitoi te semuret. Nuk i kishte vizituar ata dikush as te shtunen, as te dielen. Edhe semundja ne Shqiperi ben pushim, kur ministri, kryeministri, drejtori i spitalit e ka dite pushimi.
Erdhen ne mengjesin e te martes. Te paret sanitaret. Me zhurme e bertima. Erdhen pastaj infermueret. Edhe ato me tangerllek te papare. Askush prej tyre nuk pyet se si jemi. Asnje nuk thote nje fjale sheruese, aq me pak nje fjale te embel.
Erdhen me ne fund mjeket. Diku nga ora dhjete. Shume mjeke. Nuk u mor vesh kush i kujt mjek ishte. Une po, se u desh te pyesja per shume gjera. U gezova kur me thane te dal e te kurohem ne regjim shtrati ne shtepi. Por edhe nese nuk do me thonin, e shpalla vendimin tim: vdes e nje nate te dyte nuk do ta kaloj ne kete hale.

Related

Opinione 5691397079430511107

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item