Ngjarja në Indi - Momenti dramatik kur dasmori qëllon gabimisht me pistoletë dhëndrin (VIDEO)

Ajo që duhet të ishte dita më e lumtur për këtë çift është kthyer në një dramë të vërtetë, ku ndërsa kërcënin dhe festonin me të shtën...


Ajo që duhet të ishte dita më e lumtur për këtë çift është kthyer në një dramë të vërtetë, ku ndërsa kërcënin dhe festonin me të shtëna armësh një i ri qëllon gabimisht dhëndrin në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në Hissar të Indisë veriore, në afërsi të kryeqytetit indian New Delhi.
Në video duket dhëndri i cili shembet në tokë, dëgjohen ulërima dhe një person që qëllon me shuplakë në kokë autorin e ngjarjes së rëndë, i cili duket se ende se ka kuptuar se çfarë bëri.
Dasma mbyllet dhe i plagosuri dhe pse i dëmtuar rëndë, thuhet se ka shpresa të mbijetojë.
Sakaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen ku është marrë në pyetje i ati i dhëndrit.
Ky është rasti i dytë pas një tjetër incidenti në shkurt ku një dhëndër u qëllua me armë teksa ishte mbi kalë. Ai ndërroi jetë në spital.
Edhe pse e jashtëligjshme, qitjet me armë në dasma dhe ngjarje të tjera janë të zakonshme në të gjithë Azinë Jugore dhe rajone të tjera.

Related

Video 5526331019460144914

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item