Ngacmon seksualisht një grua në ashensor, arrestohet 71-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 71-vjeçarin Bashkim. A banues në kryeqytet, i denoncuar për ngacmim seksual. Arrestimi i tij u b...


Policia e Tiranës ka vënë në pranga 71-vjeçarin Bashkim. A banues në kryeqytet, i denoncuar për ngacmim seksual.
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një gruaje 44 vjeç, e cila në polici ka treguar se 71-vjeçari e ka përndjekur vazhdimisht e së fundmi e ka ngacmuar seksualisht në ashensorin e pallatit.
Mësohet se gruaja dhe i ndaluari jetonin në të njëjtin bllok pallatesh dhe kjo kishte bërë që ngacmimet dhe shqetësimet të ishin të vazhdueshme. Por teksa gruaja po ngjitej me ashensor për në banesë, i moshuari ka hyrë pas saj duke e prekur në pjesë intime.
Ka qenë reagimi i ashpër i gruas, ai që ka shmangur çdo tentativë të mëtejshme, duke bërë edhe denoncim ndaj tij, çka bëri që Bashkim A., të vihet në pranga.

Related

Kronika 7771183341223247337

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item