Në botën e Trump, Europa vlen 0!

Nga Paolo Guzzanti* Si do të jetë SHBA dhe marrëdhëniet e saj me botën nëse Donald Trump bëhet president? Kjo është pyetja që mundon...

Nga Paolo Guzzanti*

Si do të jetë SHBA dhe marrëdhëniet e saj me botën nëse Donald Trump bëhet president? Kjo është pyetja që mundon shumë njerëz, pasi siç dihet, historia ka treguar se është e paparashikueshme, ashtu siç ndodhi në 1989 kur ra Muri i Berlinit, apo rrjedha që mori historia pas sulmeve famëkeqe të 11 shtatorit kur presidenti Bush që kishte një program vetëizolimi të Amerikës, u ndje i detyruar të jepte një provë force duke sulmuar Irakun e Saddam Hussein.
Trump është një neo-vetëizolues. Dëshiron që Amerika të qendrojë jashtë çështjeve të shteteve të tjera, të mos jetë më polici i botës, rol që e ka patur historikisht dhe ka ndihmuar të ruajë balancën botërore.
Trump u ka thënë qartë koreanojugorëve dhe japonezëve të kërcënuar nga diktatori Kim Jong Un, se duhet të përballen vetë me të pasi Amerika e Trump nuk ka ndërmend të ndërhyjë.
Ideja e Donald Trump duket e qartë: bota në kohën e Trump president do të jetë një botë ku SHBA nuk do të sulmojë kërkënd dhe nuk do të dalë jashtë territorit të saj, vetëm nëse provokohen, duke ndjekur thënien e vjetër të Teodor Ruzvelt, “Mos ngri zërin, por mbaj një shkop të fortë në dorë”.
Trump ka deklaruar se do të shkrijë NATO-n pasi aleanca Atlantike nuk ka asnjë kuptim dhe si pasojë ai ka vendosur që t’ia lërë Europës në dorë fatin e NATO-s, pasi Europa vuan presionin rus në kufijtë e tyre, si vendet Baltike, Ukraina apo Polonia.
Në të njëjtën kohë, miliarderi kontravers ka deklaruar se do të ndërhyjë vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur i kërkohet ndihmë, por shpenzimet do t’i paguajë ai që kërkon favorin.
Amerika e Trump do të jetë “sërish e madhe”, por vetëm për amerikanët, jo pjesën tjetër të botës. Përsa i përket emigracionit, të gjithë e dinë tashmë që Trump e ka seriozisht ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, dhe të jenë këta të fundit që do të paguajnë shpenzimet.
Por të gjithë muret janë simbole, dhe muri i propozuar nga Trump simbolizon refuzimin e prerë ndaj idesë  së pranimit të emigrantëve, që shpesh janë edhe banda shpërndarje drogërash dhe kriminelë të zakonshëm.
Ky pozicion i Trump është vlerësuar nga shumë liderë,s i psh kreu i “Lega Nord”, Matteo Salvini, apo Vladimir Putin, i cili siç dihet bën tifo për Donald Trump.
Përsa i përket politikës së brendshme, Trump po kërkon të përpunojë parrullat e tij në programe reale. Trump ka programuar një takim me presidentin republikan të Kongresit, Paul Ryan, i cili është një “maniak” i shkurtimit të taksave. Trump thotë se e mbështet këtë ide, por ende nuk ka planifikuar detajet se si do ta bëjë  një gjë të tillë.
Ryan ka thënë se e urren Trump, por gjithsesi do ta takojë për të gjetur një zgjidhje mbi shkurtimin e taksave për të kënaqur Ryan dhe për t’i dhënë Trump një insturment politik për ta përdorur në fushatën elektorale përballë Clinton.
Në fund, borxhi publik. Donald Trump ka një parrullë: “Make America Great Again”, ta bëjë Amerikën sërish të madhe. Por të bësh Amerikën sërish të madhe, duhet ulur sa më shumë borxhi publik dhe në një të ardhme të mbyllet. Por gjithë ekonomistët demokratë i janë hedhur në grykë.
Ata e konsiderojnë borxhin publik një burim të rëndësishëm, duke qenë se është investimi më i sigurt për gjithë kursimtarët në botë. Nderi i SHBA-ve konsiston në doktrinën antike të etërve themelues, se pagesa e përpiktë dhe pa përjashtime e kreditorëve që mbështesin borxhin publik e bën më të shpenguar tregun amerikan./Përgatiti Amarildo Lumani
*Gazetar dhe bloger italian
TemA

Related

Top Lajm 2809699448751039512

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item