Mos i humbisni: Disa studime pikante mbi shëndetin

Insektet në dhomën e gjumit, largohen me ngjyra Insektet në dyshek. Ndjesia që të jep një pohim i tillë të fut të dridhurat, shto kë...


Insektet në dhomën e gjumit, largohen me ngjyra
Insektet në dyshek. Ndjesia që të jep një pohim i tillë të fut të dridhurat, shto këtu faktin se dashje pa dashje bie në kontakt me to edhe trupi ynë. Riprodhimi i këtyre insekteve, molit, ndodh aq shpesh saqë mund t’i ndeshim kudo, në dhomat e gjumit të hotelit, në shpitë e miqve tanë dhe shumë vende të tjera. Pakkujt mund t’i shkojë në mendje por këto insekte gjendet në sediljet e transportit publik, anije dhe avionë. Sipas studimit amerikan gjenden në dyshekë por edhe në vendet e transportit publik. Ato ushqehen me gjakun e njerëzve dhe kafshëve. Ngjyrat që i tërheqin ata janë e kuqja dhe e zeza. Insektet e dyshekut janë krijesa me ngjyrë kafe në të kuqe, pjesë e “familjes kimidae”. Femrat janë më të mëdha sesa meshkujt, kanë krahë të vegjël dhe forma e tyre i ngjan paksa një zemre. Për fat të keq, ushqimi që mundëson mbijetesën është gjaku i njeriut. Kur pinë gjak sigurojnë ushqim për një kohë të gjatë, për rreth 5-10 minuta dhe pastaj menjëherë shkojnë për të hedhur vezët që do të çelin rreth dhjetë ditë më vonë. Ushqyerja me gjak kryesisht njerëzor, por jo vetëm, pasi ushqehen edhe me gjakun e kafshëve shtëpiake, si macet, qentë dhe brejtësit, ndaj dhe kjo është arsyeja përse këto insekte preferojnë dyshekët si habitatin ideal. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Medical Entomology”, këto krijesa “dashurojnë” të zezën dhe të kuqen, por urrejnë ngjyrën e verdhë dhe të gjelbër. Për të arritur në këtë përfundim janë bërë një sërë eksperimentesh laboratorike të koordinuara nga një grup i studiuesve amerikanë të udhëhequr nga profesor Corraine McNeil. Duke identifikuar këtë veçanti do t’i japë mundësi jo vetëm për të krijuar kurthe të përshtatshme për të kapur dëmtuesit, por do ta bëjë më të vështirë jetesën e tyre brenda “indeve” të dyshekëve falë ngjyrave. Do thoni ju, por a është e mjaftueshme që të luftohet ky insekt vetëm duke ndryshuar ngjyrat e dhomës dhe veçanërisht dyshekut? Deri diku po, për shkak se ata kërkojnë të krijojnë habitatin e tyre duke siguruar mbijetesën. “Në fillim të studimit tonë” -tha dr. McNeil –“ne kemi qenë të bindur se dashuria për ngjyrën e kuqe lidhet me ushqimin që i mban të gjallë. Me shumë gjasë kjo lidhet me faktin se ky insekt ka tendencë të kërkojë të njëjtin lloj dhe të bashkohet me ta. Si është e mundur që mund të largohen përmes këtyre dy ngjyrave?” “Përgjithësisht janë dy ngjyra pak të vlerësuara edhe nga insektet e tjera si mushkonjat dhe flebotomët. Arsyeja duhet të jetë e lidhur me madhështinë e këtyre ngjyrave, kështu që mos harroni një mjedis natyror me ngjyra drejt jeshiles dhe të verdhës.”

Harta e 93 gjeneve që shkakton tumorin në gjoks
Sipas studimit të Universitetit të Kembrixhit, publikuar në revistën “Nature” e ardhmja e trajtimit të tumoreve duhet personalizuar për çdo lloj rasti tumoral. Sëmundja ka vetëm një shënjestër dhe është pikërisht pika ku gratë kanë më shumë frikë, kanceri në gjoks. Është edhe një prej tumoreve më të shpeshtë te gratë. Por në të vërtetë, pas këtij emri qëndron një varg kushtesh të ndryshme nga njëra-tjetra, që e bën pacienten ‘unike’ në prani të onkologëve, gjenetistëve dhe kirurgëve. Ndryshimi qëndron pikërisht në gjenetikën e secilit prej nesh, siç e konfirmon edhe studimi i Institutit Kërkimor në Hinxton në Britani të Madhe. Për kërkuesit ky është një hap vendimtar që mund të sjellë më pas revolucionin në fushën e trajtimit të tumoreve, duke sjellë kurë të personalizuar për individ. Shkencëtarët kishin vënë si objektiv të gjenin të gjitha mutacionet e ADN-së që shkakton sëmundja. Kështu ata kanë rishikuar të gjithë informacionin gjenetik të qelizave tumorale të rreth 560 pacientëve të prekur nga një kancer në gji. Kërkuesit kanë punuar për të gjetur “udhëheqësin e mutacionit”, ndryshime që janë gjetur në shumicën e rasteve të sëmundjes, për të cilën është e lidhur ajo. Megjithatë prioriteti i tyre ishte për të gjetur se çfarë transformimi “kalimtar” kishte lidhje me zhvillimin e sëmundjeve të këqija te femrat. Për këtë arsye asnjë pjesë e ADN-së nuk është përjashtuar nga studimi. Ndonëse studimi është i gjatë, mundi nuk u ka shkuar dëm. Prej ditës së djeshme dihet se “rrënjët” e tumorit në gjoks mund të qëndrojnë në ndryshimin e 93 gjeneve, të zbuluara të ndryshuara në qelizat tumorale dhe jo në ato të përdorura për “kontroll”. Aftësia e tyre për të modifikuar strukturën në mënyrë unike apo të kombinuar, mund të mos ndodhë gjithmonë me të njëjtën shpeshtësi. Nga njëra anë grupi i studiuesve anglezë është shumë i bindur edhe pse në sitë mund t’ju ketë shpëtuar ndonjë mutacion, por janë të bindur se në “rajonet” e ADN-së duhet këmbëngulur për të sulmuar tumorin e gjoksit. Studimi është përhapur brenda pak orësh. Kurrë më parë nuk ishte zhvilluar një punë kërkuese në origjinën molekulare të sëmundjes, me një spektër kaq të gjerë. Për të marrë konfirmimin se gjenet që kanë pësuar mutacion kishin realisht lidhje me kancerin e gjirit, kërkuesit e studimit kanë ndërthurur mutacionet e mbikëqyrura me të dhënat e arrira nga studimet e mëparshme. Në këtë mënyrë në një pjesë të informacioneve u arrit vetëm rikonfirmimi, në të njëjtën kohë u identifikuan pika të tjera alarmi të sëmundjes. Përgjegjës për mutacionet më të shpeshta në qelizat e prekura nga sëmundja janë dymbëdhjetë ngjarje të ndryshme të zëvendësimit të bazave azotike, si dhe të gjashtë formave të dublimeve dhe fshirja gjenetike. Njohuritë mbi profilin e tumorit të gjirit është gjithnjë e më i gjerë, pas trembëdhjetë vitesh mund të flitet për një hartë informacionit gjenetik njerëzor të kompletuar, i cili përbëhet prej pak më shumë se 20 mijë gjenesh. Për studiuesit ky është një hap vendimtar, pasi dihet që të gjitha sëmundjet e këqija varen nga mutacionet që ndodhin në ADN-në e qelizave tona, ndaj dhe identifikimi i tyre është hap i rëndësishëm për të formuluar terapi që shënjestrojnë sëmundjen. Nuk është i njëjti kanceri në gjoks te të gjitha rastet por prej disa ditësh për shumë prej këtyre grave të sëmura ka një shpresë më shumë edhe për sa i përket hapjes së mundësisë për të bërë kura të personalizuara dhe që përshtatin terapinë me rastin e sëmundjes te personat e prekur.

Puçrrat e fytyrës luftohen me ushqim
Një regjim ushqimor dietik i varfër me sheqerna sjell përmirësim të lezioneve të lëkurës. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit e Universitetit Federiko në Napoli të Italisë. Veçanërisht në moshën e pubertetit, sipas të dhënave rezulton se 8 ndër 10 të rinj kanë probleme me aknet, puçrrat e fytyrës. Por dermatologët këshillojnë se aknet mund të luftohen edhe në tavolinë përmes një ushqimi të shëndetshëm. Madje rezulton se një kujdes i lartë për ushqyerjen, përveçse eviton zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike, bën të mundur gjithashtu edhe mbrojtjen e lëkurës. Sipas studimit rezulton se reduktimi i ushqimeve me nivel të lartë sheqeri, duket se është një strategji e mirë për “luftën” kundër akneve. Edhe pse dihet prej kohësh që ky është një rregull për të mbrojtur ndaj mbipeshës, obezitetit, rezistencës ndaj insulinës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare, ky studim tregon edhe përfitimet që merren në luftën kundër akneve, veçanërisht tek adoleshentët. Por cili është rregulli bazë para se të ulemi në tavolinë? Është shumë e rëndësishme të kemi produkte me nivel të ulët të karbohidrateve të rafinuara, sasi e paktë yndyre, proteina, fibra, minerale dhe vitamina, peshk dhe bishtajore në të paktën një herë në javë, kripë dhe alkool me kufizim dhe njëkohësisht të rrisë porcionet dhe vaktet me perime, si dhe të konsumojë sa më shumë fruta. Ndër të tjera vlerësohet se aknet mund të luftohen përmes tavolinës.

Larja e shpeshtë e duarve, mbron nga infeksionet 
5 maji shënon Ditën Botërore kundër Infeksioneve Spitalore, është dita për të përkujtuar rëndësinë që ka për shëndetin bërja e një gjesti të thjeshtë siç është ai i larjes së duarve. Mikrobet janë kudo, ato mund të përhapen lehtë nga një vend në një tjetër nëpërmjet ujit, objekteve, gjallesave dhe grimcave të pluhurit. Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla si aparatet telefonike, kartëmonedhat, mjetet e transportit, dorezat e dyerve etj., mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene. Gjithashtu, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të padallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve, prandaj është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik). Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një veprim shumë i thjeshtë, por që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara. Prania e baktereve dhe viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip, sëmundje pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve. Fakt është që më shumë se 5.000 fëmijë vdesin në ditë, ose 1.7 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga çrregullimet diarreike nën moshën 5 vjeç. Larja e duarve, sidomos në momentet më kritike, si përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës, mund të reduktojë deri në 50% diarretë te fëmijët nën 5 vjeç. Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator në rreth 23%. Larja e duarve, nga vëzhgimet që janë bërë në mbarë botën, është në shifra të ulëta (34 %), sidomos në momentet më kritike. Këto sëmundje janë përgjegjëse për rreth 3.5 milionë të vdekjeve foshnjore çdo vit.

2% e popullsisë vuan nga insuficienca kardiake
A mendoni se zemra juaj nuk punon siç duhet? Keni marrje fryme të pashpjegueshme dhe kyçe të fryra? Këto janë disa nga shenjat që ju vuani nga insuficienca kardiake, për të cilën Instituti i Shëndetit Publik deklaron se vuan 1-2% e popullsisë. 1 në 5 veta do të zhvillojë insuficienca kardiake pas moshës 40 vjeç dhe ky është shkaku i parë i shtrimeve në spital për moshën mbi 65 vjeç. Insuficienca kardiake përfaqëson një nga patologjitë me ndikim mjaft të lartë për shëndetin publik dhe tashmë në të gjitha rrethet shkencore mjekësore konsiderohet si një pandemi globale, e ilustruar kjo nga fakti që sot në botë kemi rreth 26 milionë njerëz që vuajnë nga insuficienca kardiake, numër i cili vjen në rritje të vazhdueshme dhe është i përafërt me numrin e pacienteve që vuajnë nga Kanceri dhe HIV. Kjo patologji mbart një peshë të konsiderueshme për sistemin shëndetësor dhe shoqërinë në tërësi. Pavarësisht përmirësimeve të bëra vitet e fundit nëpërmjet përmirësimit të trajtimit me teknikat invazive dhe medikamentoze, vlerësohet se ka një sërë nevojash mjekësore të paplotësuara për pacientët me insuficiencë kardiake si vdekshmëria shumë e lartë dhe shtrimet në spital. Pa përfshirë cilësinë e jetesës, të cilat duhen adresuar nëpërmjet ndërhyrjeve të koordinuara për implementimin e strategjive dhe politikave adekuate, për përmirësimin e rezultateve të menaxhimit të kësaj patologjie, një rol të rëndësishëm luan ndërgjegjësimi i personelit mjekësor dhe në veçanti i popullatës.

Related

Shëndet & estetikë 1067390283335611299

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item