Me lot kujtojnë vuajtjet ish të burgosurit e burgut të Spaçit (VIDEO)

Ish të burgosurit politik të Spaçit kanë përkujtuar sot revoltën antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh pushkatimin e disa prej tyr...

Ish të burgosurit politik të Spaçit kanë përkujtuar sot revoltën antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh pushkatimin e disa prej tyre.

Sot, 43 vjet më pas ish të burgosurit janë rikthyer, por si vizitorë të vendit famëkeq ku kaluan moshën më të bukur të jetës. Një pllakatë përkujtimore, do të memorizojë përgjithmonë vuajtjet e tyre.
“Nuk do ta kisha besuar që ishte kaq tmerr kjo rrugë që mua, nëna ime 70 vjeçe më vinte nga Vlora me trastën në krah këtu, dhe bënte nga Repsi për të ardhur këtu 2 ore e gjysmë. Është e habitshme të shikoj të mplakur shokët e mi, 20 vjeç dhe sot jam 62 vjeç. Është skandal, as pension, as asistencë asnjëgjë”
“Kërkojmë të na njohin që jemi njerëz tamam, nuk jemi njerëz ordinerë, kërkojmë një të drejtë”
“I bënin autopsinë dhe në momentin që i bënin autopsinë, i merrnin organet e brendshme dhe i fusnin në qese dhe unë detyrohesha i mbushja me tallash. Këto kanë qenë më fatalet për krimet që kanë bërë këtu”
Drejtori i Institutit të të përndjekurve politik Bilal Kola kërkon që  21 maji të shndërrohet  në ditë peligranazhi, raporton “OraNeës”.
Bilal Kola, Drejtori i Isitutit te Perndjekurve Politik: Të firmoset një peticion që 21 maji të shndërrohet një datë e kujtesës kolektive dhe kjo të miratohet me ligj, ku më 21 maj të bëhet pelegrinazh dhe në respekt të martirëve të lirisë.
Burgu i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë për vuajtjet ç’njerëzore  ndaj qindra të dënuarve.

Related

Top Lajm 6696072581622383982

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item