Maqedoni: kriza politike drejt zgjidhjes apo thellimit?

Pasi Gjykata Kushtetuese dhe parlamenti vendosën mosrealizimin e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor nuk ka shenja për një zgjidhje të sh...

Pasi Gjykata Kushtetuese dhe parlamenti vendosën mosrealizimin e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor nuk ka shenja për një zgjidhje të shpejët të krizës në politikën e brendshme në Maqedoni.
Koordinatori i grupit parlamenar të BDI-së Talat Xhaferi dhe i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, kanë inicuar një nismë duke propozuar ndryshime dhe plotësimin e ligjit për falje nga Presidenti Gjorgje Ivanov. Në këtë propozim parashikohet që presidenti të mund ta tërheqë vet vendimin për amnesti pa qenë nevoja të japë ndonjë arsyetim për opinionin, edhe në rast se ky anulim kërkohet nga vet personat e falur. BDI-ja mundëson dy skenare që të tërhiqet vendimi i fundit mjaft i diskutueshëm për falje nga Presidenti Ivanov. BDI-ja sugjeron, që Presidenti i shtetit ta shfuqizojë vendimin për falje për të gjithë 56 personat ose që ky vendim të tërhiqet ndaras, në varësi nga personat që janë falur.
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev deklaroi, se VMRO-DPMNE dhe BDI me propozimin e amandamentit mundësojnë që kriminelët e VMRO-DPMNE-së të shpëtojnë. Për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit për falje, Zaev theksoi se LSDM nuk do të marrë pjesë në punën e parlamentit, sepse ndryshimet mundësojnë që shumë kriminelë të VMRO-DPMNE-së të shpëtojnë. ”Ata duan të shpëtojnë kriminelët me këto vendime. Falja e Ivanov duhet të hiqet tërësisht. Duhet të jetë e qartë, se ata nuk do të shpëtojnë. Do të ketë zgjedhje të parakohshme, korrkte dhe demokratike”, ka thënë Zoran Zaev.
Vendimi i presidentit për faljen e mbi 50 zyrtarëve ishte miratuar më 12 prill dhe në atë listë kishte edhe persona që po hetohen nga prokuroria speciale për shkelje të rënda ligjore, që janë rezultat i asaj që njihet si aferë e përgjimeve.
Apele nga BE-ja për gjetjen e një zgjidhjeje
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka tërhequr vërejtjen Maqedonisë që të mos lejojë që kriza politike t'i dëmtojë shpresat për pranim në aleancë. Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike: “Dera e NATO-s është ende e hapur, por është me rëndësi madhore për liderët e vendit që t'i shqyrtojnë problemet e sundimit të ligjit duke përfshirë këtu edhe tërheqjen e amnestisë aktuale presidenciale”, ka thënë Stoltenberg.
Ambasada e Gjermanisë në Shkup nëpërmjet një komunikate për shtyp informoi, se i dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl po qëndron në Shkup. Haindl sërish do të zhvillojë takime me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Janë parashikuar edhe bisedime me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, thuhet në kumtesën e ambasdës gjermane.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic porositi partitë politike në Maqedoni që të respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Sipas saj, partitë politike në Maqedoni bëjnë hapa të pa përgjegjshëm duke e vështirësuar realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos. “Të gjita partitë politike në Maqedoni duhet ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Kjo marrëveshje në vetvete përmban një element kyç për integrimin e vendit. Prandaj ajo është e domosdoshme të zbatohet”, theksoi Kocijancic.

Related

Top Lajm 7252784130189431847

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item