Lufta e re e Iranit, të godasë modelet e Instagram-it

Jetë –  Në ditët e fundit, shteti iranian po organizon një operacion masiv, ku ka vënë në pranga rreth tetë persona, përfshirë këtu ed...


Jetë – Në ditët e fundit, shteti iranian po organizon një operacion masiv, ku ka vënë në pranga rreth tetë persona, përfshirë këtu edhe modele të njohura të vendit, të cilët kanë me mijëra ndjekës në profilet e tyre në këtë rrjet social
Në vitin 2014, një llogari në Instagram që paraqiste jetën e të rinjve të elitës iraniane, provokoi një reagim të ashpër, por të pritshëm nga konservatorët fetarë në shtetin fundamentalist islamik.
Të tjerë të rinj iranianë sapo ishin ndëshkuar me 6 muaj burgim dhe 91 fshikullima kamxhiku, sepse kërcyen këngën e Pharrell Williams-it të titulluar “Happy”.
Por makinat sportive me të cilat mburreshin djemtë dhe vajzat me bikini të paraqitura në llogarinë e Instagram-it “The Rich Kids of Tehran” (Fëmijët e pasur të Teheranit”, duket se nuk e ofenduan policinë fetare të vendit.
Të rinjtë e drejtuesve të vendit kanë favore, të cilat nuk i gëzojnë moshatarët e tyre në Iran.
Në ditët e fundit, shteti iranian po organizon një operacion masiv, ku ka vënë në pranga rreth tetë persona, përfshirë këtu edhe modele të njohura të vendit, të cilët kanë me mijëra ndjekës në profilet e tyre në këtë rrjet social.
Forcat e sigurisë po ndërmarrin masa të ashpra ndaj industrisë së modës dhe ndaj medias sociale. Operacioni që po zbatohet quhet “Spider 2”.
Raportimet për këto arrestime qarkullojnë në vend që prej muajit janar, por ato u konfirmuan së fundmi nga një website që është afër trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
Në muajin mars, ushtria kibernetike e gardës revolucionare mbylli llogari të ndryshme në Instagram të modeleve të njohura, stilistëve dhe fotografëve, në fotografitë e të cilëve tregoheshin vajza dhe gra të cilat kishin dalë pa shami në kokë.
Një tjetër website i lidhur me Gardën Revolucionare konfirmoi se operacioni “Spider 2” goditi në mënyrë të suksesshme mbështetës sekretë dhe operatorë të Instagram-it, modelingu dhe vulgariteti i të cilëve shfaqej në fytyrën e vlerave islamike.
“Çdo individ apo grupe në Iran që po punon jashtë sistemit iranian është një kërcënim për regjimin, sidomos nëse mbledhin armë dhe influencë”, tha Maryam Nayeb Yazdi, një aktiviste kanadezo-iraniane dhe themeluese e blogut “Persian2English”, që ekspozon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.
Ndërsa presidenti Hassan Rouhani ka një reputacion si më i moderuar sesa paraardhësi i tij, Mahmoud Ahmadinejad, Kodi Penal i Iranit nuk ka ndryshuar.
Dhe ligji thotë që është krim për një grua që të postojë fotografinë e saj online ose të dalë në publik pa mbajtur një shami.
Yazdi është në dijeni të raportimeve se këto modele po përpiqen t’i dalin kundër islamit dhe ajo mendon se regjimi po e përdor fenë për t’u rritur edhe më shumë politikisht.
“Vetëm sepse këto gra nuk po mbajnë veshur një shami nuk do të thotë se ato janë antiislamike”, tha ajo duke shtuar se shumë nga këto modele fitojnë të ardhura nga llogaritë e tyre në Instagram. “Në Iran, të marrësh para nga Perëndimi, është tabu dhe regjimi mund ta trajtojë atë si një akt kriminal”.
Duke i goditur fort këto modele, regjimi dërgon një mesazh të menduar mirë, që këto tendenca nuk do të tolerohen në shoqërinë e censuruar dhe të mbyllur të Iranit.
Marina Nemat, një aktiviste e cila u arrestua pasi ndodhi Revolucioni Islamik në 1979, në moshën 16-vjeçare dhe duroi më shumë sesa dy vite tortura në burgun më brutal të Teheranit, Evin, tha se modelet janë objektiva perfektë për regjimin që të aplikojë teknikat frikësuese ndaj popullit. Ajo theksoi se modelet nuk janë aktiviste politike të cilat do të reagojnë ndaj regjimit. Pastaj, gjëja e fundit që regjimi i Iranit kërkon është një kryengritje politike.
Por duke transmetuar një rrëfim të detyruar nga Elham Arab, një modele dhe aktore e famshme e vendit që u mor në pyetje nga gjyqi revolucionar iranian, regjimi do të ndalojë njerëzit e zakonshëm që të sfidojnë status quo-në.
“Një numër i madh i grave në Iran do të nisin që të vishen në mënyrë më të përshtatshme pasi të shikojnë këtë transmetim publik”, tha Nemat.
Aktivistja iraniane mendon se modelet e arrestuara nuk do t’i nënshtrohen torturave.
“Garda revolucionare thjesht ka pasur për qëllim që t’u japë një goditje të shpejtë grave dhe lirive të tyre”, tha Nemat. “Taktikat e frikës do ta arrijnë mjaftueshëm qëllimin për pak kohë. “Kur gratë shijojnë atë lloj lirie, ne nuk mund ta përtypim kur ajo na merret”.

Related

Top Lajm 3556905656881755765

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item