“Love story e kryebashkiakes së martuar te PD, ka punësuar të dashurin e vet në bashki”

Kastriot Myftaraj i nisur nga rasti i bashkiakut të Peshkopisë, ka bërë publik një rast tjetër me skandal seksual. Në një shkrim në rr...


Kastriot Myftaraj i nisur nga rasti i bashkiakut të Peshkopisë, ka bërë publik një rast tjetër me skandal seksual.

Në një shkrim në rrjetet sociale ai publikon një bashkiake femër e cila ka punësuar të dashurin e saj në administratën e Bashkisë.

Ai nuk ia përmend emrin, por e quan “Fontana” dhe thotë se rimon me emrin e saj.



“Shukria” e PD-së

Nga Kastriot Myftaraj

Le ta quajmë Fontana. Tekefundit ky emër ka më shumë kuptim se emri i saj absurd që rimon shumë me këtë. Fontana është një kryetare bashkie e PD-së, që mund të quhet “Shukria” e opozitës, në analogji me Shukri Xhelilin, kryebashkiakun e Dibrës, tashmë famëkeq për skandalin seksual.

Ngjashëm me Shukriun, Fontana ka bërë që të interferojnë në detyrën e saj si kryebashkiake, historia e saj e dashurisë.

Ashtu si Shukriu, edhe Fontana është grua e martuar. Por martesa nuk e pengon të ketë love story.

Të dashurin e Fontanës le ta quajmë Mark Pjeshka.

Fontana e ka emëruar atë drejtor në ndërmarrjen e Usjësjellës-kanalizimeve, e cila pas zgjerimit të territorit të bashkisë është bërë ndërmarrja më e rëndësishme e bashkisë, me rreth 1000 punëtorë.

Mark Pjeshka nuk ka lidhje me PD-në. Ai i përket një partie tjetër dhe kohët e fundit është afruar me LSI-në. Kuptohet se një ndërmarrje me rreth 1000 punëtorë është një “fontanë” me vota në zgjedhjet e ardhshme. Këto vota nuk do të shkojnë për PD-në.

Djalin e Mark Pjeshkës Fontana e ka emëruar shoferin e saj zyrtar.

Dashuria e Fontanës me Markun është një sekret publik në bashkinë përkatëse. Të gjithë e dine këtë, që nga burri i Fontanës. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Fontana ka disa fotografi me drejtorin më të dashur të saj, Mark Pjeshkën. Asnjë foto me burrin e saj.

Nëse shkoni në faqen zyrtare online të Bashkisë që drejton Fontana dhe klikoni në ndarjen “Kryetari i Bashkisë” nuk do të gjeni një jetëshkrim të Fontanës. E përse duhet të ketë? Kryetari i vërtetë është Mark Pjeshka dhe ajo nuk është veçse e dashura e tij.

Related

Shqipëria 8072124844432213243

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item