Ku ishte gara në Indiana? Donald Trump fiton përsëri me lehtësi

Për ditë me radhë, vota në Indiana është trajtuar si një duel vendimtar për të ardhmen e Partisë Republikane. Në fakt, rezultatet t...


Për ditë me radhë, vota në Indiana është trajtuar si një duel vendimtar për të ardhmen e Partisë Republikane.

Në fakt, rezultatet treguan se nuk kishte realisht ndonjë garë sepse Donald Trump ka fituar me po atë lehtësi me të cilën jemi mësuar tashmë në këto javët e fundit.
Pas gati 30% të votave të numëruara, Trump kryeson me 53.5%, i ndjekur nga Ted Cruz me 35.7% dhe John Kasich me 8.1%
Kur të llogariten të gjitha votat Trump mund të jetë jo më larg se 200 delegatë larg numrit vendimtar që do t’i japë shumicën në Konventë.
Në raste të ngjashme rivalët e tjerë do të ishin dorëzuar sepse situata për ta duket gati e pashpresë, por pikërisht sepse kësaj here është në garë një kandidat kaq i pazakontë, shumë Republikanë këmbëngulin për ndonjë mrekulli që do të devijonte më në fund garën.
Trump ka pikëpamje shumë kontradiktore me ato të konservatorëve që përbëjnë shumicën e Partisë Republikane, por njerëzit që duan një ndryshim serioz në sistem shohin te ai shpresën për t’u kthyer në një kohë tjetër, përpara ikjes së vendeve të punës prej globalizmit, përpara krizave ekonomike amerikane dhe si thonë shumë kritikë të tij edhe përpara shndërrimit të gjendjes për pakicat etnike e racore në SHBA.
Elita e partisë e sheh si dikë që jo vetëm nuk do ta mundë dot, në nëntor, demokraten Hillary Clinton por do t’i lërë një emër të keq partisë për shumë vite me radhë.
Disa analistë nuk e përjashtojnë edhe krijimin e një partie të re.
Mirëpo, baza republikane po e ndjen veten gjithmonë e më afër miliardierit nga Neë York-u. Sipas një anketimi të fundit nga “NBC Neës” dhe “SurveyMonkey” 56% e republikanëve mbështesin Donald Trump, vetë, 22% janë për Cruz, 14% me Kasich dhe 7% të pavendosur.
Kjo është hera e parë që një anketim nxjerr më shumë se gjysmën e republikanëve në kampin Trump, duke konfirmuar dyshimin se ai po fiton jo vetëm zgjedhjet në shtete po edhe opinion mbarëkombëtar republikan.
(Ruben Avxhiu)

Related

Top Lajm 1230905815198922457

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item