Kryeministri i ri i Turqisë: Kush është Binali Yildirim, kurdi besnik i Erdogan

Prej disa ditësh emri i tij qarkullonte së bashku me dy të tjerë për postin e kryeministrit të Turqisë. Duket se Binali Yildirim do ...


Prej disa ditësh emri i tij qarkullonte së bashku me dy të tjerë për postin e kryeministrit të Turqisë.
Duket se Binali Yildirim do të jetë kryeministri i ri i Turqisë.
Emri i tij përflitej bashkë me atë të Bekir Bozdag, ministër i Drejtësisë, dhe Berat Albayrak, ministër i Energjisë dhe dhendri i Erdogan.
Yildirim do të jetë kandidati zyrtar dhe i vetëm i AKP për postin e kryeministrit, vendim që do të merret në Kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas dorëheqjes së Ahmet Davutoglu.
Kështu ka lajmëruar vetë AKP mëngjesin e sotëm me një deklaratë për shtyp.
Kryeministri i ardhshëm, Yildirim, është një besnik i presidentit Erdogan dhe ka qenë gjithmonë në krah të tij. Që prej viteve ’90 Yildirim ka qenë ndër figurat më të besuara të AKP dhe Erdogan.
61-vjeçari rrjedh nga një familje kurde dhe është ndër themeluesit e partisë AKP. Ka qenë ministër në katër qeveri radhazi dhe kishte sfiduar Davutoglun edhe në 2014 për postin e kryeministrit.
Ka realizuar një sërë veprash të rëndësishme në Turqi pasi prej kohësh është ministër i Transporteve, dhe e kanë cilësuar “njeriu i projekteve”.
Në 2004 u akuzua për një incident me një tren ku humbën jetën 41 persona, por nuk e dha dorëheqjen dhe çështja u mbyll disa vite më vonë.
Zgjedhja e tij si kandidat erdhi pas një konsultimi partiak, por me rekomandim të Erdogan.
Ai do të paraqitet në Kongresin e së djelës i kandidati i vetëm në garë dhe votimi është thjesht formal.
Ai do të ketë si detyrë formimin e një qeverie të re, nën bekimin e Erdogan, padyshim.
Deklarata e parë e Yildirim pas zyrtarizimit të kandidaturës ka qenë në lidhje me terrorizmin.
“Kombi ynë duhet të jetë i qetë, do të fshijë problemin e terrorizmit nga axhenda e Turqisë”, tha ai para se të deklaronte se do të bëjë një vizitë në Diyarbakir, atë që cilësohet si kryeqyteti i kurdëve. Një gjest simbolik dhe politik, duke parë prejardhjen e tij dhe problemet e shumtë në kohët e fundit të Turqisë me kurdët./ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA

Related

Top Lajm 4382612283606279164

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item