Kjo është dieta më e mirë për t’u dobësuar sipas shkencëtarëve të Harvardit

Për rënien në peshë ndonjëherë më shumë rëndësi ka mënyra e ushqyerjes sesa minutat që shpenzojmë në palestër. Nëse doni të shihni rez...


Për rënien në peshë ndonjëherë më shumë rëndësi ka mënyra e ushqyerjes sesa minutat që shpenzojmë në palestër. Nëse doni të shihni rezultate të menjëhershme, shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se duhet të konsumoni më pak karbohidrate dhe jo më pak yndyra.
Gjatë një studimi të kryer tek rreth 68 mijë pacientë, ata zbuluan se dieta që përmban më pak karbohidrate është më e mirë për të rënë në peshë krahasuar me dietën që përmban më pak yndyra. Njerëzit që ndoqën dietën e parë humbën 1 kg më shumë se ata që ndoqën dietën me pak yndyra.
Një studim tjetër ka treguar se njerëzit që konsumojnë më pak se 40 gramë karbohidrate çdo ditë mund të humbasin rreth 4 kg më shumë se ata që heqin dorë nga yndyrat.
Me pak fjalë, nëse doni të humbisni kilogramët e tepërt, ju duhet të zgjidhni një dietë të pasur me proteina, yndyra të shëndetshme, produkte të freskëta dhe sa më pak karbohidrate.

Related

Shëndet & estetikë 8931018129300875443

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item