Kinë, fëmija lind me 31 gishta (Foto)

Një fëmijë ka lindur me 31 gishta në total, ku prindërit e shokuar thonë se nuk ka pasur informacion për shenjat e deformimit gjatë eg...


Një fëmijë ka lindur me 31 gishta në total, ku prindërit e shokuar thonë se nuk ka pasur informacion për shenjat e deformimit gjatë egove që nëna ka bërë gjatë shtatzënisë.
Foshnja 3 mujashe, i cili ka nofkën Honghong, ka 15 gishta duarsh dhe 16 tek këmbët. Gjithashtu ai ka dy pëllëmbë në njërën dorë, pa gishtat e mëdhenj të dorës. Prindërit e tij tani të dëshpëruar po kërkojnë një trajtim mjekësor për atë. Mjekët i kanë thënë se operacioni për heqjen e gishtave të tepërt është shumë i vështirë.
Bebi-2
Sipas mjekëve, 1 në 1000 raste lindim me gishta tepër, por që të kesh kaq shumë gishta, është një rast shumë- shumë i rrallë. Sipas raportit, nëna e Honghongs, gjithashtu vuan nga e njëjta sëmundjet dhe ka gishta tepër tek këmbët dhe duart.
Nga frika se mos fëmija mund të trashëgonte të njëjtën sëmundje, gruaja bëri vizita të shumta tek mjekët dhe ata i thanë që fëmija nuk ka asnjë deformim.
Por çiftit në fjalë, që jeton në fshatin Hunan të Kinës, u tmerrua kur pa që fëmija i tyre kishte edhe më shumë gishta se nëna. Foshnja është shumë e vogël që të përballoje anestezinë, por ai duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale kur të mbushë 6 muaj apo 1 vit.

Related

Kuriozitete 3306481444319098806

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item