Ja shqiptarët e përfshirë në “Panama Papers”

Skandali i “Panama Papers”, ku janë publikuar rreth 200 mijë dokumente të firmës ligjore “Mossack Foseca” sot janë bërë publike në faq...


Skandali i “Panama Papers”, ku janë publikuar rreth 200 mijë dokumente të firmës ligjore “Mossack Foseca” sot janë bërë publike në faqen “offshoreleaks.icij.org”. Këto dokumente kanë vënë me “shpatulla pas muri” shumë biznesmen dhe politikan nga vende të ndryshme të botës dhe në to nuk mund të mungonte as Shqipëria.
Deri tani, shqiptari i vetëm që rezultonte i përfshirë në këtë skandal ishte Ismail Mulleti. Por pas publikimit të 200 mijë dokumenteve të “Mossack Foseca”, rezultojnë edhe disa kompani shqiptare, aksionerë dhe përfitues të tjerë.
Lista e mëposhtme përfshin qytetarët dhe kompanitë shqiptare të përfshira në të dhënat e rrjedhura nga “Mossack Fonseca”.
Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë
Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)
H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi
PETRAQ SHUMKA
SUNDEEP BANSAL
ERA BANSAL
H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani
Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting
REDWOOD INTERNATIONAL LTD.
Sheikh Hamed A Al Hamed
Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow
Mansour Mohammed Al Rumaih
ENDRIT MALOKU
Huda Ali Al-Tahhan
GREENBELT LTD.
COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH
Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
SUN MINING LIMITED
Mr. Valter ARIAUDO
ELGALLAL AHMED
Mulleti Ismail
Mohammed Ahmed Bin-Himd
Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq
Mulleti Ismail
Maloku Endrit
PETRAQ SHUMKA
Kompani të lidhura me Shqipërinë
OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima
Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima
Të dhënat nga firma “Mossack Foseca” u morën nga një burim anonim prej të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe më pas iu shpërndanë më shumë se 100 grupeve mediatike nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ, me bazë në Uashington- i cili sot bëri një pjesë të tyre publike.
Pas publikimit të skandalit “Panama Papers”, nga gazeta “Sueddeutsche Zeitung”, dha dorëheqjen kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson, pasi rezultoi se kishte konflikt interesi nga borxhi që shteti i kishte disa bankave, në njërën prej tyre rezultonte aksioner.

Related

Top Lajm 3532172006576193645

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item