Ja ekipet që kanë siguruar Championsin sezonin e ardhshëm

Leicester City do të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve, madje si kampion i njerës prej 7 kampionateve të forta, do të jetë ed...


Leicester City do të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve, madje si kampion i njerës prej 7 kampionateve të forta, do të jetë edhe kokë grupi.
Por, kush e ka siguruar deri më tani fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve? Përpos Leicesterit, skuadrat e tjera angleze që do të jenë në komepticionin më të rëndësishëm europian do të jenë edhe Arsenal dhe Tottenham.

Ndërkohë, në fazën e “play-off” do të luajë Manchester City. Anglia mund të ketë 5 skuadra në fazën e grupeve, gjithmonë nëse City kalon fazën “play-off” dhe Liverpool triumfon në finalen e Europa League.

5 skuadra mund të ketë edhe Spanja, në rast se Sevilla mposht Liverpool në finalen e të mërkurës dhe Villareal kalon fazën e “play-off”.

Në fazën e grupeve të Champions marrin pjesë 21 skuadra të shpërndara nga 8 grupe me nga 4 skuadra. Finalja e sezonit 2016-2017 do të luhet në stadiumin “Millennium” të Kardifit.

Po ashtu, mbetet për t’u konfirmuar nga UEFA nëse do të lejohet që skuadrat kosovare të marrin pjesë në kompeticionet europiane të klubeve për sezonin 2016-2017.

Ja skuadrat që kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve deri më tani:

Spanja: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid,
Angli: Leicester City, Arsenal, Tottenham
Gjermani: Bayern München, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen
Itali: Juventus, Napoli
Portugali: Benfica, Sporting CP
Francë: Paris Saint-Germain, Lyon
Rusi: CSKA Moskva
Ukraina: Dynamo Kyiv
Holanda: PSV Eindhoven
Belgjika: Club Brugge
Zvicra: Basel
Turqia: Besiktas
Fitusi i Europa League: Liverpool (Angli) ose Sevilla (Spanjë)

Në fazën e “play-off”
Villarreal (Spanja), Manchester City (Angli), B. Monchengladbach (Gjermani), Roma (Itali), Porto (Portugali)

Related

Sport 2715890146165035244

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item