Itali, shqiptari shkon të vizitojë të afërmit, shpallet i humbur prej 3 ditësh

Venar Sino, 51-vjeç, ka dalë nga banesa e të afërmve tij në Spilimbergo të Fruli-t (Itali), rreth orës 7 të  mëngjesit të datës 30 ...



Venar Sino, 51-vjeç, ka dalë nga banesa e të afërmve tij në Spilimbergo të Fruli-t (Itali), rreth orës 7 të  mëngjesit të datës 30 prill dhe nuk është kthyer më.
E shqetësuar, motra e tij lajmëroi autoritetet italiane pasditen e djeshme dhe për 51-vjeçarin nisën kërkimet, shkruajnë mediet lokale.
Sino kishte shkuar në Itali për të vizituar të afërmit dhe kishte si qëllim kthimin e tij në Atdhe, por nuk ishte nisur për në Shqipëri për shkak të një problemi shëndetësor.
Përveç kërkimeve në zonën e Fruli-t, karabinierët janë duke kërkuar edhe në stacionet hekurudhore e aeroporte, për të verifikuar nëse shqiptari ka vendosur të largohet nga vendi.

Related

Kronika 5953590089444331250

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item