Itali: Ekzekutohet 45-vjeçari shqiptar, babai i 3 fëmijëve

Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Ita...


Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.
Shqiptari është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 të një nate më parë në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .
Mediat lokale italiane informojnë se në momentin e ngjarjes shqiptari po grindej me disa persona të tjerë me shumë gjasa shtetas shqiptarë. Pasi e kanë  qëlluar për vdekje autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur  menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshoriy të saj.
Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related

Top Lajm 3827738855161624710

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item