Irak, komandot e SAS kapin 3 figura kyçe të ISIS

Operativë të forcave speciale britanike kanë kapur tre figura kyçe të Shtetit Islamik në një ofensivë tokësore të përmasave të mëdha të ...


Operativë të forcave speciale britanike kanë kapur tre figura kyçe të Shtetit Islamik në një ofensivë tokësore të përmasave të mëdha të kryer në Irak.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze si “Express” dhe “Daily Mirror”. Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ishte përgatitur për betejën në Mosul prej disa muajsh dhe gjatë prillit u raportuan luftime të ashpra.

Në vazhdim, beteja pritet të bëhet edhe më e rëndë. Ofensiva e kësaj jave e ISIS ku mbeti i vrarë një Navy Seal konfirmoi pritshmëritë e koalicionit për një betejë të përgjakshme për rimarrjen nën kontroll të Mosulit.

Lajmi i fundit për kapjen e tre eksponentëve të grupit terrorist bazohet në dokumente zyrtare të siguruara nga shtypi britanik.

“Një gamë e gjerë aktivitetesh po kryen përreth Mosulit, që u lejon komandantëve tanë të lokalizojnë bazat e trupave armike përpara çdo aksioni”, thuhet në dokumente.

Kapja e komandantëve të ISIS ka qenë gjithnjë një element kyç në goditjen e njësive armike, thonë ushtarakë të lartë, pasi i detyron ato të ndryshojnë taktikë dhe për rrjedhojë të bëjnë gabime.

Angazhimi i 20 forcave speciale në Irak, mes të cilave ato amerikane, britanike dhe australiane, erdhi pasi Departamenti i Mbrojtjes njoftoi dërgimin e trupave shtesë dhe 16 helikopterëve “Apache” në prill, por data e përfundimit të operacionit masiv është ende e pacaktuar.

Edhe pse në këtë fazë liderët e arrestuar janë të nivelit të mesëm, ata po mbahen për t’u marrë në pyetje me shpresën se do të mund të japin ndonjë informacion të velfshëm për betejën.

Më herët gjatë javës, “Mirror” raportoi për një ekspansion të operacioneve të forcave speciale SAS në Irak, pas marrjes së dritës jeshile nga qeveria.

Related

Top Lajm 1217324235178826299

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item