Hetimet - Viktima, Elton Çiça lëvizte me makinë të blinduar, autori me 2 pistoleta (VIDEO)

Ermal Muça zv/drejtor  i Policisë së Tiranës deklaroi sot në mbrëmje se autori i vrasjes së Elton Cicës mbrëmjen e 1 Majit ishte pajis...


Ermal Muça zv/drejtor  i Policisë së Tiranës deklaroi sot në mbrëmje se autori i vrasjes së Elton Cicës mbrëmjen e 1 Majit ishte pajisur me dy pistoleta, njëra mbrapa dhe tjetra në dorë. Për këtë krim janë shoqëruar 29 persona ndërsa një tjetër është arrestuar për akuzën e prishjes së provave.
Në emisionin “Opinion” të Tv Klan Muça nuk pranoi të jepte emrin e personit të arrestuar por tha se personi i arrestuar ishte i ulur në tavolinë së bashku me gazetarin Spartak Koka.
Ermal Muça: Janë 29 persona të shoqëruar dhe një i arrestuar me akuzën e prishjes së provave në vendin e ngjarjes. Një person që ka qenë në tavolinë me zotin Spartak.  Janë bërë disa veprime, kanë lëvizur nga tavolina disa gjëra, dhe ne themi se janë bërë me dashje. Kemi dy pista hetimi dhe jemi në rrugë të drejtë.
Ndërkohë  viktima, Elton Çiço lëvizte me makinë të blinduar.
Ermal Muça: “Aty ka shkuar me makinë të blinduar dhe makina  ndodhet në drejtorinë e policisë së qarkut të Tiranës e sekuestruar. Makina është me dokumente të rregullta dhe në emër të një personi tjetër.  “

Related

Video 1548122264017203934

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item