Hendeku gjinor në jetëgjatësi, gratë shqiptare jetojnë 3.6 vjet më shumë se burrat

Krahasuar me shtete të tjera në botë, hendeku gjinor në jetëgjatësi në vendin tonë ndodhet në nivele të ulëta. Në botë, Pas Rusisë, he...


Krahasuar me shtete të tjera në botë, hendeku gjinor në jetëgjatësi në vendin tonë ndodhet në nivele të ulëta. Në botë, Pas Rusisë, hendekun më të madh e ka Bjellorusia me 11.5 vite, Lituania me 11 dhe Ruanda me 10.2 vite. Ndërsa vendet me hendekun më të vogël, mund të përmendim shtetet afrikane, me një ndryshim nga 0.1-1.5 vite diferencë…
Sipas të dhënave të viteve të fundit nga Kombet e Bashkuar dhe ente të tjera të fushës së kërkimit, rezulton se gratë jetojnë më gjatë se sa burrat. Por sa?
Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetit ka nxjerrë një studim të fundit që tregon se hendeku gjinor për jetëgjatësinë varion në mënyrë dramatike në shtete të ndryshme.
Sipas studimit, në Rusi, që konsiderohet vendi me hendekun më të madh, meshkujt jetojnë mesatarisht 64.7 vite, ndërsa gratë 76.3 vite, me diferencën më të madhe, prej 11.6 vitesh.
Ndërsa sipas të dhënave të 2015 të INSTAT, në Shqipëri për vitin 2015 jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 76,1 vite për meshkujt dhe 79,7 vite për femrat.
Kjo do të thotë se femrat jetojnë mesatarisht 3,6 vite më shumë se meshkujt, raporton Monitor.
Krahasuar me shtete të tjera në botë, hendeku gjinor në jetëgjatësi në vendin tonë ndodhet në nivele të ulëta. Në botë,
Pas Rusisë, hendekun më të madh e ka Bjellorusia me 11.5 vite, Lituania me 11 dhe Ruanda me 10.2 vite.
Ndërsa vendet me hendekun më të vogël, mund të përmendim shtetet afrikane, me një ndryshim nga 0.1-1.5 vite diferencë.

Related

Top Lajm 1621916931949984566

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item