Haxhia përmend arrestimin e Berishës: Po afron ora e përballjes

I dënuari në mungesë për vrasjen e Azem hajdarit, Izet Haxhia, ka lëshuar akuza të rënda sot ndaj Sali Berishës. Ish-truproja i Beri...


I dënuari në mungesë për vrasjen e Azem hajdarit, Izet Haxhia, ka lëshuar akuza të rënda sot ndaj Sali Berishës.
Ish-truproja i Berishës në vitet 1992-1998 po i ndjek nga Turqia zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai thotë se mezi pret të përballet me Berishën në një gjykatë të pavarur për vrasjen e hajdarit, për të cilën ai e konsideron Berishës si “hjeksin”, fjalë kanunore kjo, që nënkupton personin që i ngre kurth dikujt.
Shkruan Haxhia:
Sot prape marshalli i zi na leshoj xhevahirin e radhes, jo nga ato qe merr nga qytetari dixhital, por ne inagurimin e memorialit te atij qe i pati vene nofken e marshallit..
Na kishte ‘zbuluar’ se Rama i trembur prej ‘heroit’ te tij, te cilit ne te gjalle Nuk i la gje pa punuar deri sa e leshoj edhe ne prite, paska frike prej tij edhe ne enderr dhe po flirtoka me vrasesit e tij ne burg, dhe tjetrin e paska nxjerrur prej burgut me letra fallco.
Qe ty o Sale te ka plasur cipa, nuk ke nevoje ta them une se kete e dine gjithe shqiptaret, qe je nje mashtrues ordiner, po e tregon dhe e ke treguar tash 25 vjet.. Po pse more legen shpifen se vellai im doli nga burgu me letra fallco te pregatitura nga Rama??
Vellai im beri dite me dite plot 15 vjet burg te padrejte te kurdisur nga ti dhe prokuroret e gjyktasit e tu te shitur e korruptuar, qe nje dite vinin ne zyren tende, diten tjeter ne zyrat e Shikut e te Arben Rakipit ..neqofte se ka ndonje bashkpunim te shkelqyer mes teje e te majteve eshte bashpunimi per te me denuar mua e vllezrit e mi per nje krim qe Nuk e kishim bere apo te kemi pasur dijeni.
Dhe pasi kryet kete mision te perbashket, qeveria e ortakut tend te mevonshem ajo e Metes i shperbleu keta gjygjtare e prokuror me shumen 350 miljon leke nga fondi rezerve i kryeministrit…
Ti more plak i lig qe per tete vjet si kauze tende opozitare pate hapjen e gjygjit te heroit tend, kur erdhe ne pushtet as Nuk e permende me hapjen e kesaj çeshtje, te mbyllur tashme per ty…
Pse mor mashtrues Nuk e hape ate çeshtje dhe me vone pas arrestimit tim ne Turqi, pas dy vitesh hoqe dore edhe nga ekstradimi im ?
Apo trembeshe te vije perballe ne gjygjin qe do rihapej sepse aty do te dilnin te palarat si hjekes i heroit tend?
Une perpara gjykates turke kam kerkuar ekstradimin tim me kushtin qe çeshtja te rihapej sepse ishte e drejta ime ligjore pasi isha denuar ne mungese, dhe ne baze te Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut qe ma jepte kete te drejte…
Pasi iu kerkua qeverise tate nga gjykata turke qe te jepej kjo garanci, erdhi pergjigja nga ministri i atehershem i drejtesise Ilir Rusmajli ku pranohej kerkesa ime per rigjykim qe do te thoshte hapje e ceshtjes Hajdari. .
Por kjo nuk te interesonte ty dhe nga ai moment hoqe dore nga ekstradimi im per ne Shqiperi…Ne ate leter garancie qe erdhi nga ministri Rusmajli jepeshin edhe garanci per ruajtjen e jetes time gje e kerkuar nga gjykata turke..
Une ty te duhesha i vdekur dhe jo perballe teje ne gjykate ku do te tregoja me fakte se ti je ai qe ke nxjerre ne prite Hajdarin, dhe jo une siç jam akuzuar sipas shpifjeve tuaja ..
Por mos u bej merak ,dita e ballafaqimit tim me ty ne nje gjykate te pavarur po afron.
Ate Nuk mund ta ndaloje asnje manover apo klithmat e tua deshperuese per armatosje e revolucion..
Laku po te ngushtohet o mashtrues e kriminel ..
Sa per ate qe thua qe Rama trembet edhe ne enderr prej heroit tend ,edhe pse Gjatoshi eshte frikacaku me i madh qe ka patur ndonjehere politika shqiptare, Nuk besoj se trembet prej heroit tend sepse Nuk kam degjuar qe te kete ndonje kotec pulash ne vilen e tij ne Surrel, sepse heroi jot o marshall dikur ne te gjalle ka pase bere kredine duke mos lene kotec pulash pa vjedhur ne qytetin e tij te lindjes Bajram Curri. Kjo eshte trimeria e tij dhe per kete e meriton te prehet ne varrezat e deshmoreve. ..

Related

Shqipëria 8622798078860475437

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item