Greqi, krim makabër në Thesproti. Vritet një shqiptar

Një krim i rëndë ka ndodhur në fshatin Gliki të Thesprotisë, rreth 80 km në Jugperëndim të Janinës. Mëngjesin e kësaj të hëne, pronar...


Një krim i rëndë ka ndodhur në fshatin Gliki të Thesprotisë, rreth 80 km në Jugperëndim të Janinës.

Mëngjesin e kësaj të hëne, pronari i një stani bagëtish ka gjetur ndihmësin e tij, një shtetas shqiptar, 25 vjeç, të masakruar.

Sipas përshkrimit që bëjnë burime policore, trupi i pajetë i të riut shqiptar është gjetur pa kokë dhe kjo e fundit nuk dihet nga është hedhur.

Më vonë kanë mbërritur një ekip i Kriminalistikës bashkë me mjekun ligjor dhe kanë filluar hetimet për të riun shqiptar, që thuhet se kishte vetëm dy muaj që punonte si ndihmësbari në stanin e këtij fshati.

Ende nuk jepet emri i viktimës, për arsye hetimi.

Related

Kronika 3042284284251891908

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item