Gjermania shpall listën paraprake me 27 lojtarë për Euro 2016, ja surprizat

Lista e Joachim Low përbëhet nga 27 lojtarë, tre prej të cilëve debutues në “Nazionalmannschaft”. Ata janë Joshua Kimmich (FC Bayern...


Lista e Joachim Low përbëhet nga 27 lojtarë, tre prej të cilëve debutues në “Nazionalmannschaft”.
Ata janë Joshua Kimmich (FC Bayern Munich), Julian Brandt (Bayern Leverkusen) dhe Julian Weigl (Borussia Dortmund).
“Mund të ketë disa surpriza, por do të na shërbejnë taktikisht dhe mund të jenë të vlefshëm për sistemin e ekipit,” shprehet trajneri Low.
Ka edhe surpriza negative pasi disa nga kampionët e botës do të qëndrojnë në shtëpi. Christoph Kramer, Matthias Ginter, Eric Durm, Roman Weidenfeller, Ron-Robert Zieler dhe Kevin Grosskreutz nuk kanë gjetur vend në ekip.
Disa surpriza
Trajneri, i cili me ekipin gjerman ka fituar para dy vitesh titullin e kampionit botëror në Brazil, kësaj radhe ka nominuar disa lojtarë të ri, të cilët deri para pak muajsh nuk kanë shpresuar fare se mund të gjenden në përbërjen e kombëtares gjermane, që edhe në Francë synon të fitojë titullin e kampionit.
Ndër ta janë lojtarët e rinj Leroy Sane nga FC Schalke 04 (“i cili mund të sjellë diçka të jashtëzakonshme në lojë”), Julian Brandt që luan me Bayer Leverkusen në krah të majtë apo të djathtë, Joshua Kimmich i Bajernit të Mynihut (i cili mund të luajë në disa pozicione) dhe strategu mesfushor i Borusia Dortmund, Julian Weigl.
Përbërja e ekipit
Kombëtarja gjermane ka në portë një prej portierëve më të mirë në botë, Manuel Neuer. Ndaj numri një nuk ishte fare i diskutueshëm. Por për dy vendet e tjera kanë konkurruar shumë portierë. Në fund Joachim Löw dhe ekipi i tij përzgjodhën Marc-André ter Stegen (FC Barcelona) dhe Bernd Leno (Bayer Leverkusen).
Mbrojtja: Jerome Boateng ( Bayern München), Emra Can (FC Liverpool), Jonas Hector (1. FC Köln), Benedikt Höwedes (Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Shkodran Mustafi (FC Valencia), Antonio Rüdiger ( AS Romë) dhe Sebastian Rudy (1899 Hoffenheim).
Mesfushorët dhe sulmi: Karim Bellarabi (Bayer Leverkusen), Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (VfL Wolfsburg), Mario Gomez (Besiktas), Mario Götze (Bayern München), Sami Khedira (Juventus), Joshua Kimmich (Bayern München), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern München), Mesut Özil (FC Arsenal), Lukas Podolski (Galatasaray), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sané (Schalke 04), André Schürrle (VfL Wolfsburg), kapiteni Bastian Schweinsteiger (Manchester United) dhe Julian Weigl (Borussia Dortmund).

Related

Sport 562621026679759048

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item