Gjermania: Pas sulmeve kibernetike ndaj Parlamentit fshihet Rusia

Agjencia gjermane e Inteligjencës, “BFV” akuzoi Rusinë se fshihet pas një serie sulmesh kibernetike ndaj sistemit kompjuterik të shtetit...


Agjencia gjermane e Inteligjencës, “BFV” akuzoi Rusinë se fshihet pas një serie sulmesh kibernetike ndaj sistemit kompjuterik të shtetit gjerman.

“BFV” tha se një grup piratësh informatikë, që dihen se punojnë për llogari të Moskës, sulmuan Parlamentin gjerman në vitin 2015. Këtë javë u zbulua se “hacker”-at e të njëjtit grup kishin sulmuar edhe Partinë Unioni Kristiandemokrat, të Kancelares Angela Merkel.

Kreu i “BFV”-së, Hans-Georg Maassen tha se Gjermania ka qenë gjithnjë në objektiv të grupit të “hacker”-ave të njohur me nofkën “APT 28”, për të cilin shumë ekspertë bien dakord që ka ligje me shtetin rus.

Besohet se ky grup u themelua në vitin 2004 dhe është përgjegjës për një sërë sulmesh kibernetike ndaj qeverive dhe institucioneve financiare. Sipas shefit të “BFV”-së, Maassen, sulmet ndaj shtetit gjerman u bënë për të mbledhur informacion.

Ai tha se piratët informatikë tentuan që të instalojnë programe në kompjuterat e Parlamentit për të pasur akses në to. Maassen theksoi se hapësira kibernetike është një fushëbetejë lufte hibride dhe i ka hapur rrugë të reja spiunazhit e sabotazhit.




Mishtore ADI

Related

Botë 7153417497359505396

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item