Gjendet trupi i pajetë i një shqiptareje

Trupi i pajetë i një gruaje shqiptare është gjetur dje në Trikala të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për 64-vjeçaren...


Trupi i pajetë i një gruaje shqiptare është gjetur dje në Trikala të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për 64-vjeçaren me origjinë shqiptare, me inicialet S.M.

Mësohet se gruaja ka rreth 20 ditë që ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe gjendja e trupit të saj të dekompozuar.

Sipas mediave, ajo ishte nëna e një djali që ishte shpërngulur me studime në Itali dhe prej kohësh jetonte e vetme.

Kanë qenë fqinjët e saj që janë shqetësuar nga era e rëndë që po përhapej nga banesa e gruas dhe kanë lajmëruar autoritetet, raporton “Panorama”.

Menjëherë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Deri tani mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe përjashtohet pista e krimit.

Related

Kronika 706592452073176189

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item