Fuere: Vendimi për falje, kulm i krizës në vend

Nuk ka kushte për zgjedhje që mund të njihen nga komuniteti ndërkombëtar, ndërkohë që vendimi i presidentit Ivanov e bëri Maqedoninë q...


Nuk ka kushte për zgjedhje që mund të njihen nga komuniteti ndërkombëtar, ndërkohë që vendimi i presidentit Ivanov e bëri Maqedoninë që të etiketohet si vend ku mungon sundimi i ligjit. Kështu kanë vlerësuar ish ambasadori i BE-së në Maqedonia Ervan Fuere dhe ish ndërmjetësi në bisedimet për dalje nga kriza politike Piter Vanhojte.
“Kjo ndjenjë e mosndëshkimit e cila është ndjerë në vend, e theksuar akoma më shumë nga vendimi i presidentit, tregon se ai duhet ta tërheq këtë vendim dhe të japë dorëheqje pasi ka shkatërruar shenjtërinë e institucionit të presidentit me një vendim të tillë. Ai nuk mund të konsiderohet më tej si përfaqësues i popullit të Maqedonisë pasi promovon një shoqëri pa ligje, ku cilido që shkel ligje do të falet nga ai. Kjo nuk është shoqëri e bazuar në sundimin e së drejtës dhe mendoj që është shumë e guximshme nga ana e Prokurorisë Speciale Publike që mendoj se ka qenë në shënjestër të vendimit të presidentit, të vazhdojë me hetimet”, tha Ervan Fuere, ish ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni.
Nga ana tjetër, ish ndërmjetësi Piter Vanhojte nuk ka hezituar të fajësojë hapur VMRO-DPMNE për krizën politike. Sipas tij, DPMNE-ja ka treguar shpeshherë tiparet e një partie ekstreme. Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve Vanhhojte tha se kushtet për zgjedhje korrekte janë larg përmbushjes.
“Nuk mendoj se mund të tejkalohet problemi. Së pari duhet të zgjidhen të gjitha problemet aktuale që janë diskutuar tashmë me javë të tëra dhe vetëm atëherë mund të bisedohet për zgjedhje. Është herët për zgjedhje. Mund të konsiderohet që të ketë qeveri ekspertësh për një kohë por prapë mbetet çështja e asaj se kush duhet të vendos për përbërjen një qeverie të tillë të përkohshme. Mund të them që patjetër duhen plotësuar kushtet për zgjedhje të drejta. Këtu është edhe çështja e vendimit për falje të presidentit, të cilën pa e zgjidhur nuk e shoh të mundur që të rifillohen diskutimet dhe dialogu”, deklaroi Piter Vanhojte – ish ndërmjetës në bisedime mes partive politike.
Megjithatë, për Vanhojten, kriza, sado të përkeqësohet, prapëseprapë është rruga drejt arritjes së një zgjidhjeje. Dy diplomatët, inskenuan një gjykatë civile, ku vunë theksin se heshtja është krim. Me këtë, ata mbrojtjen idenë e rritjes së zërit të shoqërisë, dhe dolën në krah të protestave që po mbahen prej javësh.
Krenar Sadiku

Related

Maqedoni 2359502220586931939

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item