Flet bashkëshortja e Shukri Xhelilit, njerëzit na kanë qëndruar pranë pavarësisht ngjarjes (VIDEO)

Bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, ka folur në një intervistë për Emisionin “Opinion.” Në të ajo ka d...


Bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, ka folur në një intervistë për Emisionin “Opinion.” Në të ajo ka deklaruar se gjithçka e ka mësuar nga media. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk ka patur dijeni në lidhje me ngjarjen, përpara se ajo të publikohej nga media.


Ajo ka vazhduar më tej duke thënë se marrëdhënia me bashkëshortin ka qenë e shkëlqyer prej 32 vitesh. Ndërsa, në lidhje me vajzën, e cila merr pjesë në video, ajo ka deklaruar se e njeh thjesht si banore të hershme të zonës.
Ndërkohë Tefta Xhelili ka thënë gjithashtu se nuk do ta fajësonte kurrë bashkëshortin.  Ajo gjithashtu ka pranuar se dyshon që ngjarja është një komplot politik kundër të shoqit, por gjithçka do t’ia lërë në dorë drejtësisë.

Related

Video 4069004974075389428

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item