Emiratet e Bashkuara Aabe kanë nevojë për më shumë shi, do ndërtojnë një mal

Projekti –  Mungesa e reshjeve kombinuar me temperaturat e larta që mund të shkojnë deri në 42 gradë Celsius dhe konsumimi i madh i uj...


Projekti – Mungesa e reshjeve kombinuar me temperaturat e larta që mund të shkojnë deri në 42 gradë Celsius dhe konsumimi i madh i ujit nga vendasit, do të thotë se rezervat natyrore të vendit, do të thahen shumë shpejt
Emiratet e Bashkuara Arabe duan që në territorin e tyre të bjerë shi. Nisur nga pozicioni gjeografik, një pjesë e madhe e hapësirës së vendit përbëhet nga shkretëtirat, ndërkohë që temperaturat aty janë shumë të larta. Por drejtuesit kanë një plan ambicioz. Që të mund të stimulojnë rënien e shiut, po mendojnë që të ndërtojnë një mal.
Shteti në Lindjen e Mesme, sapo i ka dhënë $400,000 Qendrës Kombëtare për Kërkimet Atmosferike (NCAR), një institut amerikan, që po studion se si një mal i ndërtuar nga njeriu mund të ndikojë te moti. Sipas website-it me qendër në Dubai, që mbulon çështjet e biznesit, “Arabian Business”, kërkuesit aktualisht janë në fazën e projektit ku po “studiojnë modelin në detaje”.
Ndërsa ideja duket si një film fantastiko-shkencor, ajo bazohet në një koncept real meteorologjik, i cili quhet “rënie orografike”. Kur ajri i lagësht ngjitet në njërën anë të malit, ai nis të ftohet dhe formon retë. Këto re më pas sjellin rënien e shiut, i cili bie në anën e malit e cila rrihet nga era.
Ana tjetër e cila nga shkencëtarët njihet si hija e shiut laget shumë pak nga reshjet, duke qenë se aty zbret ajri i thatë.
Për një nga vendet që renditet si një ndër më të thatët në botë, çdo pikë shiu ka vlerë të madhe. Mesatarisht, UAE laget nga vetëm rreth 9 cm shi në vit, sipas gazetës kombëtare të Adu Dhab-it, “The National”.
Mungesa e reshjeve kombinuar me temperaturat e larta që mund të shkojnë deri në 42 gradë Celsius dhe konsumimi i madh i ujit nga vendasit, do të thotë se rezervat natyrore të vendit, do të thahen shumë shpejt.
Në vende si Abu Dhabi, kryeqendra e emirateve, ku një person  mesatarisht konsumon 549 litra ujë në ditë, gati tri herë më shumë sesa mesatarja e një njeriu në botë, pritet që rezervat të shterojnë brenda 50 viteve.
Ky është një problem jo vetëm për parqet natyrore urbane, dhe për pistat e skive brenda qytetit, por edhe për fermat në zonat rurale.
UAE ka marrë masat e saj, duke ndërprerë ujitjen në zonat bujqësore me ujë natyral dhe duke u çuar fermerëve ujë të përpunuar nga ujërat e zeza.
Së fundmi, Abu Dhabi rriti tarifat e elektricitetit dhe të ujit për të inkurajuar rezidentët që të racionojnë përdorimin e tyre.
Për më tepër që shteti i ka hedhur sytë nga shkenca, për të gjetur zgjidhje të reja, për të krijuar shi artificialisht.
Verën e vitit të kaluar u harxhuan $560,000 në 186 projekte të krijimit të reve artificialisht
Teknologjia e modifikimit të motit, e cila daton që prej 1940-s, rrit aftësinë e resë që të krijojë reshje, duke injektuar në të pjesëza të cilat e kondensojnë ujin dhe më pas bëjnë të mundur rënien.
Dhe frytet e para janë dhënë pas këtyre investimeve, ku në mars në vend ranë 32 cm shi, një sasi rekord kjo për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjithsesi, kërkuesit ende janë të paqartë sesa e saktë do të jetë kjo  teknologji.
Por nuk është diçka e thjeshtë të ndërtosh një mal. Një projekt të tillë kishte qeveria holandeze, e cila llogariti se duhen shpenzuar 432 miliardë dollarë, që të mund të ndërtohet një mal nga njeriu.
“Nëse qeveria gjykon se projekti është i shtrenjtë, atëherë llogjikisht ai nuk do të realizohet. Por kjo e jep një ide se çfarë alternativash janë për të ardhmen e largët”, tha Roelof Bruintjes, shkencëtar në NCAR, i cili është i specializuar në modifikimin e motit.
“Nëse ky plan shkon më tej, atëherë duhet shkuar te një kompani inxhinierike dhe të vendoset nëse kjo sipërmarrje është diçka e mundur apo jo”.
Por e gjithë kjo mund të mos ketë efekt, nëse mesazhi i konservimit të ujit ngel në hije nga jeta luksoze që disa prej banorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe janë mësuar të bëjnë.
Edhe fermerët janë pjesë e problemit, pasi shumë prej tyre bazohen në sistemet e vaditjes me kanale të hapura gati 1 mijë vjet më parë, që po i thajnë resurset ujore të vendit.
Disa janë në kërkim të metodave të reja më të avancuara, kurse të tjerë, kur pyeten për problemin ngrenë supet.
“Është e vërtetë që harxhojnë shumë ujë”, tha një fermer, i cili merret me rritjen e palmave, shumë të kërkuara mes vendasve. “Por këto palma ne i kemi nga paraardhësit tanë. Nëse ne vendosim që të mos t’i rrisim më, atëherë do të jetë sikur të braktisim fëmijët tanë”.


Related

Botë 219693266373422698

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item