Divjake: Njohu në fb nxënësen e klasës së tetë, 31 vjeçari e përdhunon në pyll

I dashuri virtual e përdhunon ditën e parë të takimit. Viktimë e kësaj ngjarjeje është një e mitur, 15 vjeçe, e cila pasi ka mbaruar orë...


I dashuri virtual e përdhunon ditën e parë të takimit. Viktimë e kësaj ngjarjeje është një e mitur, 15 vjeçe, e cila pasi ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit në shkollën “Miti Zoi Zaka”, ka vendosur të takohet me 31­vjeçarin, Sh.P., nga fshati Xeng i Divjakës.
Ata ishin njohur nëpërmjet “Facebook”­ ut dhe flisnin prej disa kohësh më njëri­-tjetrin. Kërkesa e të riut për ta takuar vajzën, nxënëse në klasën e tetë, e ka joshur këtë të fundit.
Ngjarja është zbuluar vetëm në ditët e fundit, kur e mitura, në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike, ka humbur përqendrimin në mësime dhe gjendja e saj ka shkuar deri në atë pikë sa asaj i ka rënë të fikët disa herë në klasë.
Sipas shefit të Policisë së Divjakës, Elvis Peza, vajza ka treguar se pasi ka mbaruar mësimin, orën e 6­-të, në datën 5 maj e kishte lënë të takohej me shtetasin SH.P., të cilin e kishte njohur në “Facebook”.
Pasi kishin komunikuar disa herë, e mitura ka vendosur ta njohë nga afër dhe është larguar fshehtazi për ta takuar në zonën e plazhit të Divjakës, disa km larg shtëpisë së saj.
Ajo ka deklaruar se ka shkuar me makinën e tij deri atje, ku fillimisht kanë biseduar e folur për njëri-­tjetrin, si dhe për vazhdimësinë e lidhjes.
Në një moment djali e ka puthur dhe më pas i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie, por ajo nuk ka pranuar. Ai ka përdorur dhunën për të kryer marrëdhënie dhe më pas e ka kërcënuar të mos tregojë, në të kundërt do ta merrte vesh e gjithë shkolla.
Në këto kushte, ajo është detyruar ta mbante të fshehur dy javë ngjarjen. Drejtoresha e shkollës, Mellani Rrudha, tha se nxënësja e klasës së 8­ të ka shfaqur probleme disa ditë më pas.
“Ka qenë ditë e enjte, më 12 maj, kur më thanë që nxënëses i kishte rënë të fikët. E çuam në spital, i bënë serum dhe më pas e dërguan në shtëpi. Pas pak minutash, ajo u rikthye në shkollë. Kjo më bëri që të dyshoj dhe mora psikologen e shkollës që ta merrte në pyetje. Pasi bisedoi me vajzën psikologia ka mbajtur një proces verbal, në të cilin e mitura shprehej se nuk kishte pasur asnjë problem, por ishte e shqetësuar pasi i kishte prindërit të divorcuar dhe i mungonte një familje si gjithë të tjerët”, shprehet drejtoresha Rrudha.
Sipas saj, një ditë më vonë, pra më 13 maj, vajzës i ka rënë sërish të fikët në klasë. “Kur u përsërit, e mora vetë vajzën e çova në spital. U thashë mjekëve të bënin analizat dhe të shihnin çfarë kishte, por ata më thanë se nga ana shëndetësore nuk kishte probleme, dhe gjithçka ishte nga ngarkesa psikologjike”, ka vijuar më tej Rrudha./ Panorama.al

Related

Kronika 5886271270083798458

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item