Dënohet me burgim spiuni rus që hiqej si bankier në Manhattan

Një spiun rus, i cili u kap pasi ra në grackën e FBI-së, u dënua sot me dy vjet e gjysëm burgim, në New York. Arrestimin e Evgeny Bu...


Një spiun rus, i cili u kap pasi ra në grackën e FBI-së, u dënua sot me dy vjet e gjysëm burgim, në New York.
Arrestimin e Evgeny Buryakovit, vitin e kaluar, prokuroti i shtetit, Preet Bharara e krahasoi me skenaret e filmave të Luftës së Ftohtë.
Buryakovi punonte në një bankë ruse në Manhattan, por puna e tij aty ishte vetëm një mbulesë për detyrën e vërtetë, si punonjës i shërbimit të intelgjencës së jashtme ruse.
Ka një dallim mes agjentëve të huaj. Ata që janë me detyrë qeveritare por në fakt janë agjentë gëzojnë mbrojtje diplomatike nëse kapen. Ata që bëhen agjentë porn ë jetën e përditshme hiqen si qytetarë privatë që nuk kanë lidhje me qeverinë, nëse kapen përfundojnë në burg.
FBI arriti t’ia hiqte maskën agjentit rus me një metodë interesante zbulimi. Duke i ofruar dikë që agjentit do t’i dukej kandidat i mirë për ta “rekrutuar”. Personi i futur nga FBI hiqej sikur ishte analist për një kompani të rëndësishme energjitike me zytë në New York.
Buryakovi duket se fitoi besim dhe se e kishte bindur personin që t’i jepte informacione me natyrë shumë të ndjeshme. Në fakt, çdo gjë që po i jepej kishte aprovimin dhe mbikqyrjen e FBI-së. Nga ana tjetër, agjenti filloi të vendoste përgjues dhe filmues në mjediset e bankës ruse ku takohej me agjentin.
Në janar të vitit të kaluar, Evgeny Buryakovi dhe dy ndihmës të tij u arrestuan. Në mars të këtij viti agjenti bëri një marrëveshje me autoritetet amerikane, sipas të cilës ai pranoi se ishte agjent dhe zbuloi veprimtarinë e tij. Në shkëmbim do të dënohet vetëm me 30 muaj burg.
Dy bashkëpunëtorët kishin imunitet diplomatik dhe pas arrestimit u larguan menjëherë nga Amerika. (ruben.avxhiu.illyria)

Related

Top Lajm 1093636197469574033

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item